31 Tetor 2018 / 19:01
Edhe kryetari i Forumit Rinorë të VMRO-DPMNE-së në Karposh, Jovan Nikushevski sonte dha dorëheqjen pas dorëheqjes së kryetarit të Forumit Rinor të VMRO-së të Lluka Krzhalloski, transmeton Alsat.
Ju informoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Forumit Rinor të VMRO-DPMNE-së në Karposh. Pata pranuar këtë post duke besuar në idetë e prosperimit të VMRO-DPMNE-së, për një forum progresive dhe Maqedoni evropiane. Fyerjet, gjuha e urrejtjes, helmi që ishte mes nesh na largoi dhe na izoloi nga qëllimet tona strategjike. Unë mbetem në VMRO-DPMNE, lufta për Maqedoninë Evropiane nuk do të ndalet këtu, dua të falënderoj të gjithë ekipin e forumit në Karposh. Pa rini të fuqishme nuk ka të ardhme! Mbështes dhe tërësisht qëndroj prapa Lluka Krzhalloskit “- thotë Nikushevski.
Alsat


