31 Tetor 2018 / 13:32
Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahej seancë gjyqësore për ngjarjet e ’27 prillit’ të vitit të kaluar në Kuvend, por Gjykata Penale e ka shtyrë seancën për shkak gjendjes shëndetësore të Sashko Marcovskit dhe seanca do të vazhdojë të premten, me 2 nëntor.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ndërpreu edhe seancën e djeshme për të enjten e përgjakshme pasi mjekët e kanë kontrolluar të akuzuarin, dhe mjeku e njoftoi gjykatësen se nevojitet që ai të transferohet në spital, ku duhet t’i bëhet incizim i rengenit.
.


