30 Tetor 2018 / 23:47
Sonte në periudhën prej 19:00 deri në 22:30 është kryer bastisje në një shtëpi në Tetovë, në rrugën 29 nëntori, në pronësi të personit N.I. i lindur në vitin 1964 dhe në një shtëpizë të improvizuar janë gjetur diku rreth 45 kilogram marijuhanë. Personi me inicialet N.I. është arrestuar dhe mbajtur në SPB Tetovë.



