29 Tetor 2018 / 14:53
Qyteti i Shkupit bën Thirrje Publike për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerjen e trotinetëve elektrike për vitin 2018. Qytetarëve të cilët do të blejnë trotinet elektrik nga data 10 dhjetor 2018, Qyteti i Shkupit do t’i kompensojë një pjesë të çmimit.
Qyteti i Shkupit do të subvencionojë gjysmën e vlerës së tortinetit elektrik, gjegjësisht vetëm 50% të vlerës, por jo më shumë se 10.000 denarë
Qytetarët do të suvencionohen në bazë të principit “i pari që vjen , i pari shërbehet”.


