28 Tetor 2018 / 17:03
Shumica parlamentare dhe opozita duhet të hartojnë bashkërisht amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët juridik potencojnë nevojën e bashkëpunimit si mundësi për përshpejtimin e proceseve sa juridike aq edhe integruese. Eksperti kushtetues, Temellko Ristevski vlerëson se pa bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës, ndryshimet nuk do të reflektojnë frymë konsensusi kombëtar.
Qeveria duhet në çdo segment të bashkëpunojë me opozitën dhe kjo e fundit duhet të jetë konstruktive. Me opozitë konstruktive nënkuptoj subjekt i cili punon në zbatimin e rendit kushtetues sipas Kushtetutës. Qeveria duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë ndërsa opozita të ofrojë ndihmë dhe jo të zbatojë agjenda të huaja ashtu siç po ndodh tani për fat të keq”- u shpreh Temellko Ristevski, ekspert kushtetues.
Lidhur me kërkesat e partive opozitare shqiptare, Ristevski shton se opozita do të duhet të ketë mbështetjen e 30 deputetëve ose 150 mijë nënshkrime nga qytetarët, në të kundërtën propozimet e tyre nuk do të merren në konsideratë.
Nëse dikush dëshiron që të propozojë amendamente duhet të kalojë filtrat kushtetues, të sigurojë të paktën 30 deputet, 150 mijë nënshkrime nga qytetarët, ta bind Qeverinë ose fundja kryetarin e shtetit”- theksoi Temellko Ristevski, ekspert kushtetues .
Javën e ardhshme Qeveria do t’i dorëzojë ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Organi ekzekutiv mësohet të propozojë 4 amendamente të cilët synojnë ndryshimin e Kushtetutës në përputhje më marrëveshjen e Prespës.
Adrian Kerimi


