29 Tetor 2018 / 9:11
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri 24 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë prej 14 deri 23 gradë.
Nën ndikimin e rrymimit jugor të ajrit pason periudha e motit të ngrohtë me erë mesatare, ndërsa kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, posaçërisht nga mesi i javës.
Shpejtësia e erës nga drejtimi jugor do të përforcohet dhe pritet të arrijë deri 60 kilometra në orë. Temperatura e ajrit do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e shtuna, ndërkaq, pritet rrymimi i ajrit të jetë nga drejtimi verior dhe temperaturat do të jenë në rënie.