30 Tetor 2018 / 14:31
Qytetarët nuk shohin ndryshime në Qytetin e Shkupit, për periudhën njëvjeçare që kur Petre Shilegov u ul në karrigen e kryetarit. Vërejtjet më të mëdha qytetarët i kanë tek trafiku dhe papastërtia nëpër rrugët e Shkupit.
Dy pothuajse kanë kaluar dhe asgjë, për asgjë nuk janë vetëm për të folur, për asgjë tjetër nuk bëjnë. Një thonë, tjetër bëjnë diçka të tret mendojnë, kush tja u di fundin. Së pari qyteti është i papastër, qyteti krejtësisht është i fëlliqur. Kishte shumë iniciativa, për tramvaj, për bar e asgjë nga ato, ato i nevojiten njerëzve, nuk kanë nevojë për arnim, kanë nevojë për trafik të mirë, autobusë të mirë. Nuk jam i kënaqur me asgjë”
Shumë gjëra mungojnë, megjithatë mendojë se do të bëhet mirë. Qyteti është i papastër, sidomos nëse vini në lagjen Hekurana për të parë se si është më shumë ka qenë dhe mace se sa fëmijë. Kanë premtuar se çfarë do të ndërmarrin dhe tani duhet t’i plotësojnë ato pa marrë parasysh se kush janë”
Higjiena mungon, të ndërtohen rrugët si duhet të mos ketë gropa ,të jenë të lirë trotuaret pasi që kemi problem. Nuk i mbajnë premtimet e dhëna. Duhet edhe ne të marrim përgjegjësi si çdo qytetarë të mos bëjmë mbeturina gjithandej” – u shprehën qytetarët
Aktivistët thonë se janë tradhtuar nga kryetari i Qytetit të Shkupit, e sidomos për premtimet e tij për Vodnon. Një ndër problemet e pazgjidhura, aktivistët përmendin edhe qentë endacakë.
Premtime të mëdha realizim i vogël, un ashtu do e definoja punën e kryetarit. Kemi pritur më shumë , personalisht veproj nëpërmjet iniciativës qytetare “E dua Vodnon”, jemi të tradhtuar nga kryetari sa i përket kësaj teme, premtimet e tij ishin se do të në përkrah, duhet ta pranoj se ka pranuar takime, do të thosha bashkëpunim në cilësinë që të shihemi po por përkrahja e mëtutjeshme dhe realizimi i asaj që kërkohet nga ana e pushtetarëve lokal konkretisht nuk patëm as nga kryetari” – tha Tanja Stojanovska-E dua Vodnon
Nëse duhet ta përshkruaj këtë punë njëvjeçare të kryetarit Petre Shilegov, kjo do të ishte joefektive, sepse edhe pas një viti nga ardhja e tij në krye të qytetit të Shkupit kemi ende ndotje të ajrit, nuk shohim ndonjë përmirësim në atë kuptim, ne ende kemi Shkupi të papastër nuk ka përmirësim. Ajo që më shqetëson mua si aktiviste për mbrojtjen e kafshëve nuk është vetëm se nuk ka zgjidhje për problemin e qenve endacakë” – theksuan Meri Jordanovska-Aktiviste për mborjten e kafshëve
Por nga Qyteti i Shkupit thonë se në vazhdimësi punojnë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Aktualisht jemi duke punuar në rindërtimin e bulevardit Aradhat Partizane, ka filluar ndërtimi i bulevardit të ri Bosnja dhe Hercegovina, ka filluar faza e dytë e ndërtimit të bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” në Butel me çka Buteli dhe Çairi do të fitojnë një lidhje të re dhe më të shpejtë me qarkoren e Shkupit. Nga aspekti i higjienës në bashkëpunim me Np. “Higjena Komunale” po punojmë në drejtim të përmirësimit të planit për mbledhjen e mbeturinave, si dhe në pastrimin e deponive të egra në qytet” – u shprehën nga Qyteti i Shkupit
Nga kabineti i Shilegovit thonë se me rishikimin e buxhetit janë ndarë 5 milionë denar për pastrimin e deponive të egra.
Alsat


