30 Tetor 2018 / 15:05
Fondacioni “Trajçe Mukaetov” edhe këtë vit ndau 40 bursa për studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Kreu i fondacionit, i cili është gjithashtu drejtor i përgjithshëm i Alkaloidit sot, ndau 12 bursa për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 28 bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Bursa është 6.500 denarë për 12 muaj. Përveç kësaj, Fondacioni ndan një shpërblim prej 1,200 eurove në kundërvlerë denari për më të mirët e gjeneratës në Fakultetin e Mjekësisë dhe Farmacisë.
Në 11 vitet e fundit kemi investuar 1.35 milion euro në bursa për mjekët dhe farmacistët e ardhshëm, për nëntë vite janë dhuruar 24,000 euro si shpërblime, për më të mirët e gjeneratës dhe përmes piknikut humanitar deri më tani janë dhuruar 115,000 euro. ” – Zivko Mukaetov- drejtori i përgjithshëm i Alkaloid SHA, Shkup


