30 Tetor 2018 / 10:59
Kryeministri Zoran Zaev thumbon opozitën shqiptare mbi paralajmërimet e tyre për kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese. Zaev e vlerësoi opozitën shqiptare si në nevojë për atraktivet duke shtuar se në Maqedoni nuk ka nevojë të zgjerohet edhe më shumë Kutia e Pandorës. Ndaj deklaratës së Bujar Osmanit se Marrëveshja e Ohrit duhet përfshirësh në preambulë, Zaev shtoi se kjo gjë është bërë në vitin 2001. Ai shtoi se nuk pret që procesi të bllokohet në Kuvend, e posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja.


