30 Tetor 2018 / 13:03
125 ushtarë të rijnë u promovuan sot në Armatën e Maqedonisë. Promovimi u bë në Kazermën Ilinden,ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqernis. Gjatë fjalimit të saj, Sheqerinska u uroi mirëseardhjen ushtarëve të rinj dhe u shpreh se pa profesionalizmin dhe përgjegjësin e tyre nuk mund të flasim për siguri dhe sovranitet. Ministrja Sheqerinska shtoi se viti 2018 është viti i ripërtëritjes së kuadrit të ushtrisë dhe se deri në fund të këtij viti do të shpallë tre shpallje me të cilën armata do të përforcohet me 375 ushtarë të rinj profesional.Ushtarët e ditës së sotme janë gjenerata e dytë,ndërsa këto ditë pritet të shpallet edhe konkursi i tretë për pranimin e ushtarëve të tjerë.


