30 Tetor 2018 / 14:45
Me qëllim të përmirësimit të gjendjes së parkimeve, sidomos në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës, kanë filluar aktivitete të përforcuara për zbulimin dhe sanksionimin ligjorë të personave që nuk respektojnë parkingjet në trafik. Theks të veçantë të këtyre aktiviteteve të cilat i realizojnë më shumë ekipe mobile nga Stacioni për siguri në trafik dhe rrugë në Tetovë, është vënë në të ashtuquajturën parkim paralel, fenomen ky që në masë të madhe pengon realizimin e parkimit zonal dhe lëvizjen e sigurt dhe normale të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Prestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë sanksionuar 27 lloje të tilla të kundërvajtjeve, duke rikujtuar se gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve janë prej 45 deri në 180 euro, varësisht nga vendi ku kanë parkuar veturat e tyre. Këto aktivitete me intensitet të njëjtë, do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.


