Author: almakos

23 Nëntor 2018 / 17:26 Sonte në Emisionin “360 gradë”, gjatë debatit mes gazetarit dhe Zoran Drangovski, Kryetar i shoqatës së Juristëve të rinj u theksua fakti se të gjitha raportet e Komisionit Evropian që kanë qenë në vitet e kaluara, që kishin të bëjnë me drejtësinë selektive, mos- sundim të së drejtës e kështu me radhë shkojnë në favor të aplikimit për azil të z. Gruevskit. Kur analizohet nga aspekti formal- juridik, këto të dhëna përdoren për vendin e prejardhjes dhe është vendim arbitrar i shtetit që ndan status që të vendosë a do t’i vlerësojë këto fakte dhe…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 17:14 Sonte në Emisionin “360 gradë”, në pyetjen e gazetarit se a ndjeheni e tradhëtuar nga arratisja e ish-kryeministrit Gruevski nga vendi? Ajo u përgjigj se, nuk do të dëshironte të komentonte arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski, mirpo nëse ka egzistuar një kërcenim i tillë, është dashur të njoftohet opinioni i gjerë. Është çështje e fakteve nëse ka pasur apo jo. Ajo gjithashtu komentoi edhe periudhën gjatë së cilës u zgjodh dy herë deputete gjatë mandatit të VMRO-DPMNE-së, e cila theksoi se gjatë kohës së qeverisjes ka pasur projekte që janë realizuar. Ajo ndjehet e zhgënjyer nga…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 16:57 Sonte në Emisionin 360 gradë do të mund ta përcjellni Intervistën eksluzive me deputeten Nola Ismailovska. Në pyetjen e gazetarit nëse deklarata juaj do të thotë se nuk do të votoni për ndryshimet kushtetuese në fazën e tretë finale, kur praktikisht duhet të mbarojë ky proces, ajo theksoi se gjithçka mvaret nga procesi i tërësishëm. Nuk do të thotë kjo, por vetëm se e tregoj shqetësimin e proceseve që po ndodhin, për atë nëse do të votojë varet nga procesi i tërësishëm, si do të definohen amendamentet kushtetuese pas seancës publike që vijon pas një…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 16:00 Edhepse nuk ka evidencë zyrtare, rreth 70 pacientë dihet se janë në pritje të transplantimit të organeve nga pacientë të vdekur. Gjatë muajit të ardhshëm ministria e Shëndetësisë do të fillojë fushatë për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për të dhuruar organe. Ndërkohë që bisedimet e autoriteteve Shëndetësore me Qendrën Evropiane për Transplant vijojnë që vendi të bëhet pjesë e kësaj qendre. Ministri i Shëndetësisë tha se po flasin edhe me ministrinë e Shëndetësisë së Kroacisë që përmes marrëveshjes të mund të bëhet shkëmbimi i organeve. [embedded content] I kemi intensifikuar bisedimet me Eurotransplantin kështuqë…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 15:36 Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish sekretari i qeverisë Kirill Bozhinovski të hënën në seancë publike do t’i arsyetojnë ankesat për masën e shqiptuar të paraburgimit, për të cilën kërkojnë që tu ndërpritet. Edhe ish kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov në ankesën e dërguar deri tek Gjykata e Apelit ka kërkuar seancë publike. Në ankesën e Mijallkovit kërkohet të ndryshohet vendimi për paraburgim, konkretisht të ndërpritet masa e paraburgimit dhe në fuqi të mbeten vetëm masat e shqiptuara të kujdesit. Mijallkov ankohet për faktin që vendimi për…

Lexo më Shumë

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-12 12:26:05Z | https://piczard.com | https://codecarvings.com 23 Nëntor 2018 / 15:31 Nga sot, komunës  së Gostivarit i kthehen kompetencat në fushën e arsimit, konkretisht e drejta e kryetarit për të shkarkuar dhe emëruar drejtorët e shkollave, e drejtë kjo që iu mor në shkurt të këtij viti. Nga komuna e Gostivarit akuzuan Qeverinë se për nëntë të plotë e kanë lënë arsimin në këtë komunë pas dore. Nga ana e qeverisë, në mënyre flagrante po shkelet vullneti i qytetarëve të Gostivarit, që është një veprim eklatant antidemokratik. I parashtrojmë…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 15:17 Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të tij. Rektori i këtij universiteti, Abdylmenaxh Bexheti, ka falënderuar dy rektorët para tij për angazhimin e dhënë për ta ngritur këtë universitet, ndërsa është zotuar se në të ardhmen UEJL do ta rris nivelin duke e përshtatur atë, me kërkesat e tregut të punës. Bexheti, ka falënderuar po ashtu edhe Ministrinë e Arsimit, e cila i ka mundësuar një rritje buxheti prej 40 për qind për UEJL-në. [embedded content] Sigurisht se ne si universitet jemi të përkushtuar të mbetemi në këto kërkesa, para…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 14:05 Me qëllim të përmbushjes së standardeve për anëtarësim në NATO, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më tepër mjete për Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti i cili do të arrijë 8,3 miliard denarë, apo 33% më i lartë se buxheti i vitit të kaluar. Ministrja e mbrojtjes paralajmëroi rritje të pagave për 5 për qind, modernizim si dhe operacione të përbashkëta ndërkombëtare. E para e mbrojtjes paralajmëroi se një pjesë e buxhetit është paraparë për investime në objekte të armatës, duke veçuar kazermën e Kumanovës e cila do të shndërrohet në brigadë të Evropës…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 13:27 Java e dytë pas arratisjes së Gruevskit, ndërsa pushteti ende hesht dhe nuk merr përgjegjësi, kështu akuzoi sot VMRO-DPMNE-ja opozitare Qeverinë e Zaevit. “Opinioni kupton informacione nga shtetet tjera, ndërsa Qeveria jonë ende analizon. Në vend që LSDM ta hedhë topin te VMRO-DPMNE le t’i përveshë mëngët që ta ndriçojë rastin dhe le të marrë përgjegjësi. Republika e Maqedonisë është shteti i vetëm në Evropë ku sundon junta, që gjyqësinë e robëruar e përdor si armë kundër kundërshtarëve të vet politik”, thuhet në reagimin e VMRO-së. Nga kjo parti akuzojnë edhe paraburgimin e Janakievskit dhe…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 11:52 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një intervistë për “1TV” e ka quajtur skandaloze arratisjen e ish-kryeministrit dhe kryetarit të nderit të partisë, Nikolla Gruevskit. Ai kategorikisht hodhi poshtë spekulimet se ai njihte planin e Gruevskit dhe se ai ishte informuar për takimin e tyre të fundit të fshehtë. “Pyetja e vërtetë është se si ndodhi kjo. Pse institucionet kompetente e lejuan arratisjen. Ata e dinë shumë mirë se ku lëviz unë, pse ata nuk do ta dinë për Gruevskin, i cili u dënua me dy vjet burg. Nëse ata vërtetë nuk e dinë…

Lexo më Shumë

23 Nëntor 2018 / 11:33 “Rajoni ynë ka kaluar shumë vështirësi dhe sfida, është koha për shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për gjithë vendet e rajonit tonë. Ndaj le të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane, në mënyrë që tu lëmë brezave që do të vijnë pas nesh një rajon më të sigurte dhe më të zhvilluar”, deklaroi Ilir Meta, President i Shqipërisë. Loading…

Lexo më Shumë

[embedded content] 23 Nëntor 2018 / 11:24 “Fuqitë e kohës vendet përreth nesh të gjithë bënin përpjekje që ne të na vrasin shpirtin duke lënë në haresë Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, figurën më të madhe, jo vetëm të ne shqiptarëve por të të gjithë popujve të Ballkanit, por edhe të Evropës. Bëheshin përpjekje të mëdha që gjuha jonë, që në mesjetë shkruheshe me alfabetin e vet, kjo gjuhë të shkruhej me alfabete të tjera që nuk përkon as me fonetikën e as me sintaksën e gjuhës tonë. Kjo luftë u fitua me Kongresin e Manastirit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Loading…

Lexo më Shumë