23 Nëntor 2018 / 14:05
Me qëllim të përmbushjes së standardeve për anëtarësim në NATO, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më tepër mjete për Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti i cili do të arrijë 8,3 miliard denarë, apo 33% më i lartë se buxheti i vitit të kaluar. Ministrja e mbrojtjes paralajmëroi rritje të pagave për 5 për qind, modernizim si dhe operacione të përbashkëta ndërkombëtare. E para e mbrojtjes paralajmëroi se një pjesë e buxhetit është paraparë për investime në objekte të armatës, duke veçuar kazermën e Kumanovës e cila do të shndërrohet në brigadë të Evropës Juglindore.
Ekziston numër tejet i madh të të punësuarve të angazhuar në Ministrinë e Mbrojtjes, krahasuar me institucione shtetërore me madhësi të ngjashme. Ajo që bëmë si analizë të atyre kuadrove na imponon disa përfundime. Së pari se duhet të mundohemi që ky numër me kalimin e kohës të zvogëlohet por edhe profilet e njerëzve që punojnë në ministri të ndryshojë. Një pjesë e funksioneve nga Ministria e Mbrojtjes duhet t’i bartim. Kemi plane konkrete se si një pjesë të punëve, që nuk janë në thelb të lidhura me mbrojtjen t’i tejkalojmë në ndërmarrje që mund të jenë edhe shtetërore e të cilat mund t’i japin shërbime Ministrisë së Mbrojtjes – deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Alsat-M
Loading…


