Duke folur për protestën e organizuar në komunën e Gostivarit, ku disa banorë kërkonin ujë të pijshëm, madje u thyen edhe xhamat e objektit të komunës, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se bëhet fjalë për defokusim të opinionit, për shkak se sic tha ai, kryetari aktual i komunës është duke realizuar 20 projekte paralelisht.
Ai tha se nuk mund të fajësojë kryetarin e partisë së BDI-së apo degës së BDI-së në Gostivar se ato janë të përfshirë në organizimin e protestave por tha ai se janë kryesisht njerëz të VLEN-it, të cilët sipas tij, i njohin shumë mirë.
“Disa bile përdorues të narkotikëve, e them publikisht që i njohim në Gostivar si njerëz… Ato foto video qarkullojnë në rrjetet sociale, ne i dimë Gostivari i di, disa prej tyre janë përdorues të drogave dhe kjo dihet publikisht”, tha Taravari.
Data 13.10.2026
Aktuale
- Rasti i kanosjes ndaj gazetarit: Prokuroria merr masa të menjëhershme
- Përplasje e ashpër në Komisionin për Buxhet: Haxhiu akuzon Nagavcin për shkelje të Kushtetutës
- Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën
- Ushqimi që përmirëson gjumin: Zbuloni sekretet e një nate të qetë
- Shpërthimi misterioz i eksplozivit në automjetin e avokatit Beqiri
- Reuters: Revoltohen studentët shqiptarë, ngrihen në protestë si moshatarët e tyre në Francë
- Presidenti turk dhe princi i kurorës saudite diskutojnë mbi sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite
- Pajtimi mes Gani Gecit dhe Lirim Mehmetajt: Një hap drejt unitetit



