23 Nëntor 2018 / 17:26
Sonte në Emisionin “360 gradë”, gjatë debatit mes gazetarit dhe Zoran Drangovski, Kryetar i shoqatës së Juristëve të rinj u theksua fakti se të gjitha raportet e Komisionit Evropian që kanë qenë në vitet e kaluara, që kishin të bëjnë me drejtësinë selektive, mos- sundim të së drejtës e kështu me radhë shkojnë në favor të aplikimit për azil të z. Gruevskit.
Kur analizohet nga aspekti formal- juridik, këto të dhëna përdoren për vendin e prejardhjes dhe është vendim arbitrar i shtetit që ndan status që të vendosë a do t’i vlerësojë këto fakte dhe rrethana apo jo. Supozohet që vendimi i z. Gruevskit është mirë i argumentuar për shkak se ka ndikim të madh, por sado që shteti dëshiron të ndikojë në këtë vendim, ndonjë shtet i BE-së apo vet Komisioni Evropian, kjo mbetet vendimi i vetëm i autoriteteve hungareze që të vlerësojnë se a do t’i japin besim kërkesës së z. Gruevski apo jo.
Më shumë në Emisionin “360 gradë” në Alsat-m, ora 22.00
Loading…


