Author: almakos

25 Nëntor 2018 / 20:27 Persona të panjohur kanë hequr më shumë se 100 gurë kufijsh në pjesën kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, njoftoi sot policia greke. Policia në Florina, në pjesën veriperëndimore të Greqisë, tha se 105 shenja konkrete, disa prej të cilave janë në formë të një piramide të lartë dhe një metër, dhe disa janë shtylla më të vogla në formën e një cilindri, janë larguar natën ndërmjet të enjtes dhe të premten përgjatë kufirit. Një hetim është nisur në këtë incident, raportoi AP. Kryeministri Zaev dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras arritën një marrëveshje në…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 17:19 Thasë të tërë me molla kalben nëpër oborret e banorëve të Prespës pasi blerja e rendimentit këtë vit ka shënuar rënie drastike. Kultivuesit nuk janë të kënaqur nga çmimi i ulët i mollës industriale prej 0,8 denarë për kilogram dhe 6 denarë për mollën për konsum. Alifer Shabani këtë vit ka prodhuar 200 ton mollë, por tani nuk din çfarë të bëjë me to. [embedded content] Për dallim nga viti i shkuar kur një pjesë e mirë e rendimentit u ngri, këtë vit ka prodhim të tepërt të mollës. “Viti është i tillë, rendimenti ishte…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 17:15 Në një pjesë të klasave, në ndërtesën e vjetër të Shkollës Fillore Vëllezërit Milladinovci në Strugë, filloi të pikojë kulmi. Shiu i parë më i madh këto ditë ka shkaktuar probleme në zhvillimin normal të mësimit. Menjëherë janë vendosur enë dhe kova, ndërsa në korridore dhe klasa mund të vërehet lagështi. [embedded content] Dimri është afër, mbetet frika e përsëritjes së problemit. Dyshemeja në ndërtesë është në gjendje të keqe, gjithashtu edhe shkallët që çojnë në katin e dytë. ” Në këtë objekt, më shumë se 100 vjeçar, në Luftën e Parë Botërore ka pasur…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 16:59 Gjatë kontrolleve sistematike shëndetësore të nxënësve filloristë, thuajse tek çdo i treti fëmijë paraqiten pengesa në dallimin e shkronjave prej së largu si dhe probleme me boshtin kurrizor ose mbajtjen jo të të drejtë të trupit. Nga poliklinika Çair në Shkup, japin sqarime interesante lidhur me kontrollet sistematike të nxënësve duke përkujtuar se shpesh këto kontrolle kanë qenë shkak I zbulimit të shumë sëmundjeve të fëmijëve. Mjekja specialiste në këtë Poliklinikë, Rumjana Stojanovska shton se përdorimi i tepërt i telefonave celular po shkatërron sytë e fëmijëve. Tashmë shumë shpesh ndodhë që fëmijët shumë me vështirësi…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 16:46 Ka përfunduar debati publik rreth ndryshimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, që sipas propozimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka për qëllim transformimin e shtesave për fëmijën e tretë në pagë të njëhershme për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë. Ministria e Punës konfirmoi për Alsat se tani propozim ligji po përgatitet për në procedurë qeveritare, por pa saktësuar se kur do t’i dorëzohet ekzekutivit. U realizuan debatet publike sa i përket ndryshimeve në Propozim- Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe i njëjti si…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 16:29 Shkupi vazhdon të arrijë shifra alarmante të ndotjes së ajrit. Koncentrimi i grimcave PM10 është mbi nivelin e lejuar në shumë qytete të Maqedonisë. Mjeku Dragan Gjorgjev, nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se është rritur numri i personave me komplikime në sistemin e frymëmarrjes. Ai shtoi se ndotja e ajrit përveç mushkërive të bardha ndikon dhe bllokon të gjithë funksionimin normal të organizmit. Më e theksuar është tek personat e moshuar dhe tek të sëmurit kronik. Megjithatë në krahasim me vitet e kaluara pritët që kapaciteti të rritet për 30 deri 40 për qind…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 16:10 Edhe pse u njoftua për këtë vjeshtë, megjithatë në autostradën e re Milladinovc- Shtip, do të vozitet nga Viti i Ri. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski thotë se ndërtimi i autostradës, që shkurton në mënyrë drastike kohën e udhëtimit në lindje të vendit, pothuajse ka përfunduar. Pjesa tjetër është ende vetëm dy-tre kilometra ku shtrihet shtresa e fundit e asfaltit. Ministri thotë se sipas kontratës, afati i fundit për ndërtimin e këtij seksioni të autostradës është 31 dhjetor. Mbesin 2 deri 3 kilometra të vendosjes së shtresës në pjesën e asfaltimit. Në masën…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 16:01 Kryeministri Zoran Zaev mohon kontaktin me ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë. Zaev thotë se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre, kjo me automatizëm do të konsiderohej si ikje me marrëveshje. Me Gruevskin prej kur jam kryeministër, nuk kam kurrfarë kontakti. Kontaktet e fundit ishin kur Kuvendi ishte robëruar, bllokuar në atë diskutimin e pafund para se të ndodhnin ngjarjet e padëshirueshme më 27 prill. Ajo ndodhi aty, në Kuvend, kur biseduam ta zhbllokonim procesin, se ishte e qartë që ekzistonte…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 15:02 Organizatat joqeveritare nga “Maqedonia bllokon”, të cilët janë kundër ndryshimeve Kushtetuese dhe kërkojnë shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve, do të organizojnë protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 1 dhjetor (e shtunë) në orën 12.00, në të njëjtën kohë kur edhe është caktuar seanca parlamentare për draft-amendamentet e Kushtetutës. Loading…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 14:45 VMRO DPMNE vlerëson ndarja e parave për komunat për shlyerjen e borxheve të tyre, është proces i dyshimtë, mundëson kriter subjektiv duke shtuar se kjo mbulon paaftësinë e menaxhimit të kryetarëve të komunave. Opozita thotë se ky është një shembull i keq se si duhet të punojnë kryetarët në të ardhmen dhe në këtë mënyrë i nxitin të vazhdojnë të punojnë në mënyrë jo-ekonomike. Ligji për Shlyerjen e Borxheve të komunave, i votuar nga pushteti i zi i LSDM-së, mban aromë korrupsioni. Tashmë kohë më të gjatë flitet se Qeveria me këtë vendim ligjor hap…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 14:00 Sot në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, nisë fushata 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. Fushata globale zgjatë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut. Këtë vit dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave do të shënohet me moton “Më dëgjo dhe mua”.  Sipas OKB-së, një nga tre gratë në botë është viktimë e dhunës. Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për nderë të Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave do të ndriçohet me ngjyrë portokall, kurse do të vijojnë edhe shumë debate akadamike në…

Lexo më Shumë

25 Nëntor 2018 / 13:10 Një burrë i moshës 34 vjeçare dje është arrestuar nga policia, personi është i dënuar për vrasje nga Gjykata me 10 vite burg. Më 24 nëntor 2018, në ora 13:20, në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, efektivët e policisë, me urdhër të Gjykatës kanë arrestuar personin A.S. (34) nga Hraçina e Shkupit për vuajtjen e dënimit me burg prej 10 vjetësh sipas nenit 123 paragrafi 2 “vrasje” në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë ” njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Alsat Loading…

Lexo më Shumë