25 Nëntor 2018 / 14:00
Sot në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, nisë fushata 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. Fushata globale zgjatë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut. Këtë vit dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave do të shënohet me moton “Më dëgjo dhe mua”. Sipas OKB-së, një nga tre gratë në botë është viktimë e dhunës.
Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për nderë të Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave do të ndriçohet me ngjyrë portokall, kurse do të vijojnë edhe shumë debate akadamike në kuadër të “16 Ditë të Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.
Ndryshe, ngjyra e portokalltë simbolizon të ardhmen e ndritshme pa dhunë ndaj grave.
Loading…


