25 Nëntor 2018 / 16:10
Edhe pse u njoftua për këtë vjeshtë, megjithatë në autostradën e re Milladinovc- Shtip, do të vozitet nga Viti i Ri. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski thotë se ndërtimi i autostradës, që shkurton në mënyrë drastike kohën e udhëtimit në lindje të vendit, pothuajse ka përfunduar. Pjesa tjetër është ende vetëm dy-tre kilometra ku shtrihet shtresa e fundit e asfaltit. Ministri thotë se sipas kontratës, afati i fundit për ndërtimin e këtij seksioni të autostradës është 31 dhjetor.
Mbesin 2 deri 3 kilometra të vendosjes së shtresës në pjesën e asfaltimit. Në masën më të madhe po vendoset sinjalizimi, gardhet dhe të gjitha gjërat që lidhen me natyrën teknike. Në disa vende veç më janë vendosur tabelat. Krejt për fund është ndërtimi i kësaj autostrade dhe pritjet e mija janë se pas këtyre punëve që duhet të përfundojnë, prej vitit të ardhshëm qytetarët do të mund të vozisin nëpër autostradën Milladinovc- Shtip”- tha Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Edhe pse nuk është lëshuar në përdorim, një pjesë e banorëve të këtij rajoni tashmë vozisin nëpër këtë rrugë. Shoferët e shfrytëzojnë aksin në fjalë për shkak se e shkurton rrugën në masë të madhe. Ministri thotë se këtë e bëjnë kokë më vete.
Problem është se ende nuk është bërë pranimi teknik i asaj autostrade dhe me siguri dikush ndoshta këtë e bën kokë më vete. Pa pranim teknik nuk guxon të vozitet në atë autostradë”- u shpreh Goran Sugarevski, ministër i Transportit.
Ndërtimi i kësaj autostrade kushton 200 milionë euro dhe paratë janë siguruar nga kredia në bankën kineze Eksim Bank. Afati i parë për ndërtim ishte 1 maj 2017, por për shkak të problemeve me shpronësimin e tokave u shty dhe u nënshkrua aneks marrëveshje me kompaninë kineze Sinohidro. Ndërtimi i kësaj autostrade në gjatësi prej 47 kilometrave filloi në vitin 2014.
Aleksandra Spasevska
.
Loading…