25 Nëntor 2018 / 12:55 Për të mos u zbuluar plani i tij për arratisje, ish kryeministri Nikolla Gruevski kishte pyetur truprojet e tij se cili burg ka kushte më të mira madje i kishte porositur ata për ti blerë gardërobë për burg, shkruan DW, duke u thirrur në burimet e tyre. Truprojet e Nikolla Gruevskit ishin njerëzit e fundit që kontaktuan me ish-kryeministrin e arratisur. Ata për herë të fundit e kanë shoqëruar Gruevskin me datën 8 nëntor rreth orës 23:00 gjatë rrugës për në shtëpinë e tij. A kanë qenë ata pjesë e planit për arratisje? Një ndër…
Author: almakos
25 Nëntor 2018 / 11:51 Shërbimi Informativ Hungarez është i përfshirë në lehtësimin e arratisjes së ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, shkruan gazeta Politiko në Bruksel, duke cituar deklarata nga burimet e tyre. “Shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në planifikimin e arratisjes, Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2016, ndërsa këtë muaj ai u dënua me dy vjet burg përpara se ai të arratisej për në Budapest” shkruan “Politico”. Zëdhënësi i Qeverisë hungareze nuk u përgjigj për “Politico” në pyetjen nëse shërbimi i inteligjencës ishte i përfshirë në operacionin e arratisjes së ish-kryeministrin maqedonas. “Kryeministri…
25 Nëntor 2018 / 10:14 Pas pothuajse një jave prapa grilave, të martën ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, nga burgu hetues “Shkupi” duhet të sillet në Gjykatën Penale. Për ditën e martë është caktuar seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në lëndën “Titanik 2” akuzohet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Stojkovski dhe Sasho Srcev. Sipas “bombave” të publikuara nga LSDM-ja, të cilat u pranuan si dëshmi në procedurën gjyqësore, Mijallkov dhe…
24 Nëntor 2018 / 17:09 Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore nga Ngrohtorja “Shkup-Veri” prej nesër në mesditë sërish do kenë ngrohje. Pasi prej ditësh qytetarët ankohen se po ngrijnë nëpër shtëpitë e tyre dhe se janë lënë pa ngrohje, Ngrohtorja “Shkup-Veri” doli me njoftim se janë tejkaluar problemet me Makpetrol Prom- Gaz e cila e ndërpreu furnizimin me gaz për prodhimin e energjisë për ngrohje. Shkak për këtë ka qenë një borxh i mbetur që tashmë është paguar. Nga Ngrohtorja paraprakisht reaguan edhe deri te komuna e Çairit prej ku kërkuan të paguhen të gjitha borxhet e mbetura që komuna i…
24 Nëntor 2018 / 16:28 Ramiz Merko dëshiron të shtyjë një projekt për hapjen e 37 plazheve në bregun e liqenit të Strugës, nga Euro Hoteli deri te vendi i quajtur Lulet e majit, akuzojnë kundërshtarët e tij politik. Ata dyshojnë se mund të jenë në lojë interesat personale dhe të biznesit. Nga VMRO-DPMNE thonë se ajo që është simptomatike është se shumica e plazheve janë planifikuar të jepen me marrëveshje të drejtpërdrejtë.- Imer Imeri-Këshilltar nga Aleanca për Shqiptarët Duke marrë parasysh praktikën e tolerimit të ndërtimeve pa leje dhe uzurpimit të plazhit, mund të paraqesë një fatkeqësi natyrore. Nëse…
24 Nëntor 2018 / 16:15 Qeveria e ndau rritjen e pagave për stafin mjekësor në tri pjesë. Nga janari mjekët specialistë do të marrin paga dhjetë për qind më të larta, ndërsa infermierët pesë për qind. Punonjësit e tjerë të shëndetësisë si teknikët, shoferët, pastruesit dhe profesione të ngjashme rritjen e pagës prej 5 për qind do ta presin deri në shtator të vitit 2019. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, duke shpjeguar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, vuri në dukje se të gjithë punonjësit shëndetësorë kanë pasur rritje page këtë vit. Ne kemi siguruar kompensim për specializantët privatë dhe për…
24 Nëntor 2018 / 15:12 Pushteti është i bindur se shumica e dy të tretave të nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën është e qëndrueshme. Shumica parlamentare nuk e përjashton mundësinë e rritjes së këtij numri. Edhe pse disa nga tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO DPMNE reaguan pas arrestimit të Sasho Mijallkovit, si akt që nuk shkon drejt pajtimit, për deputetin Hari Lokvenec, këto janë vetëm pikëpamje individuale. Nuk duhet ta lidhim paraburgimin që është rezultat i një hetimi nga Prokuroria Publike Speciale, të cilin e ka miratuar gjyqësori, dhe nga ana tjetër, procesi që po zhvillohet në Kuvend për…
24 Nëntor 2018 / 14:58 VMRO-DPMNE paralajmëron një sërë protestash kundër qeverisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të partisë. Protesta e parë u njoftua për të mërkurën, pikërisht në përvjetorin e arrestimit të organizatorëve të protestave “Për një Maqedoni të Përbashkët”, e cila rezultoi me hyrje të dhunshme në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar. Protesta do të fillojë nga selia e VMRO-së dhe do të përfundojë para Qeverisë. Partia opozitare akuzon se LSDM-ja e çon vendin në drejtimin e gabuar si dhe në të njëjtën kohë është duke u zhytur në korrupsion.…
24 Nëntor 2018 / 13:16 Rasti i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski pritet të jetë pjesë e raportit vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë. Partia Evropiane Socialdemokrate dhe Partia e Gjelbër Evropiane kanë paralajmëruar amendamente në rezolutën e raportuesit, Ivo Vajgëll që do të votohet javën e ardhshme. Përmes amendamenteve, socialdemokratët theksojnë se Gruevski është dënuar në proces transparent gjyqësor dhe i bëjnë thirrje Hungarisë si shtet anëtar i BE-së që është, të respektojë parimin e Sundimit të ligjit dhe ta ekstradojë Gruevskin në Shkup. Ndërsa të gjelbërit iu bëjnë thirrje autoriteteve hungareze t’i japin të gjitha informatat relevante dhe sqarimet e…
24 Nëntor 2018 / 11:36 Maqedonia ka formuluar kërkesën ku kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria, por duket se Viktor Orban nuk e ka hiç ndërmend që ta dorëzojë mikun e tij në “duart” e ligjit. Kryeministri hungarez duke komentuar hetimet që kanë nisur nga pala maqedonase për arratisjen e Gruevskit, nuk i ka kursyer lavdet ndaj ish-kryeministrit të arratisur. Orban i ka dalë në mbrojtje Gruevskit duke vlerësuart ndihmën e tij për Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve nga Lindja. “Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të vështirë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a…
24 Nëntor 2018 / 10:07 Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nevojat reale të tij.E gjithë kjo, nga sa pohoi për radion Europa e Lirë, Drilon Iseni, Drejtor i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, ekziston një mundësi e mirë për tregtarët maqedonas, që të kenë përfitime.Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me…
24 Nëntor 2018 / 9:54 Shkupi dhe Maqedonia po mbyten nga ajri i papastër, ndërsa Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk marrin asnjë veprim, reagojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. “Sipas një analize nga Universiteti i njohur i Institutit të Çikagos të Politikave të Energjisë, ndotja e ajrit redukton jetën mesatare e një njeriu për gati dy vjet, e cila është faktor më i rrezikshme për vdekshmërinë nga shumë sëmundje infektive si tuberkulozi. Si pasojë e qasjes së papërgjegjshme i pushtetit të LSDM-së për mjedisin jetësor, dhjetëra njerëz përfundojnë te mjeku çdo ditë për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga…

