23 Nëntor 2018 / 11:16 Ish kryeministrit Nikolla Gruevski do t’i gjykohet në mungesë edhe për lëndën “Titanik”. Kështu vendosi gjykatësi Osman Shabani me kërkesë të PSP-së. Avokati i Gruevskit kërkoi që të ndahet procedura për klientin e tij por gjykatësi nuk pranoi. Në rastin Titanik përveç Gruevskit akuzohen edhe Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski të cilët sot në gjykatë u sollën nga Burgu i Shutkës. Seanca gjyqësore vazhdon me prezantimin e bombave për parregullsitë zgjedhore gjatë vitit 2011 dhe 2013. Loading…
Author: almakos
[embedded content] 23 Nëntor 2018 / 11:02 “Edhe historia është e ushtrive tona çlirimtare dhe historia e rezistencës civile gjithandej vendeve shqiptare. Me te është krijuar edhe aleanca me botën e përparuar demokratike, me demokraci përendimore Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO. Më ketë alfabet që prodhon kulturë të tolerancës dhe mirësisë me popujt fqinjë po shkruhen edhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Ballkanin e perspektivës evropiane. Qyteti i Manastirit ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht, kryeqyteti i Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Loading…
23 Nëntor 2018 / 10:45 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në debatin për mbikëqyrjen e shërbimeve të kundërzbulimit deklaroi se deri tani, në kuadër të reformave janë bërë hapa të rëndësishëm dhe ftoi në bashkëpunimin e opozitës për të vazhduar me reformat tjera në shërbimet e sigurisë. “Me Ligjin e ri për ndjekjen e komunikimeve, që e miratuam në vitin 2018, ka disa risi. E kam patjetër të theksoj një aspekt shumë të rëndësishëm dhe ky është konstruktiviteti dhe kontributi maksimal i opozitës në procesin e nxjerrjes së këtij ligji i cili u miratua me shkallë të lartë të konsensusit.…
23 Nëntor 2018 / 10:21 Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre nga gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në tetë është shkaktuar vetëm dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe tre shoferë nuk kanë pasur pajisje dimërore në automjet. Nga trafiku janë përjashtuar gjithsej tetë shoferë, prej të cilëve një shofer i cili…
23 Nëntor 2018 / 10:17 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do ta prezantojë buxhetin në pjesën e mbrojtjes për vitin e ardhshëm. Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2019 që Qeveria e pranoi dhe e dorëzoi deri tek Kuvendi, është paraparë rritje e buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për 7,8 miliardë denarë. Përveç intensifikimit të procesit të anëtarësimit në NATO, janë paralajmëruar edhe rritje e pagave për pesë për qind të të gjithë të punësuarve në mbrojtje me pagën e shtatorit në vitin 2019. Loading…
23 Nëntor 2018 / 8:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë stabil dhe i thatë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -1 deri 4 gradë ndërsa ajo e ditës prej 9 deri 15 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit një gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 11 gradë Celsius. Loading…
22 Nëntor 2018 / 23:38 Një grup qytetarësh u mblodhën para shtëpisë së ish-zyrtarit të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Peshevskit, duke e quajtur këtë “tradhtarë”. Nga “Maqedonia bllokon” dhe i bënin thirrje Peshevskit që të dal dhe ta merrte letrën e tyre. Protesta është një reagim ndaj letrës së hapur të Peshevskit, në të cilën ai kërkoi pajtim dhe mbështetje për ndryshimet kushtetuese. Protestuesit thanë se populli nuk e pranon ndryshimin me forcë të emrit. Nga “Maqedonia bllokon” më herët kanë bërë protestë edhe para shtëpive të deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese. Loading…
22 Nëntor 2018 / 18:21 Procesi i kthimit të punëtorëve të Jugohromit fillon kah fillimi i vitit të ardhshëm, derisa Kombinati me punë duhet të filloj diku kah fundi i muajit prill apo fillimi i muajit maj. Kështu njoftoi drejtori i Kombinatit, Vasko Skenderovski. Deklarata e tij vjen pas sigurimit të mjeteve nga ana e Qeverisë për vendosjen e filtrave të Jugohromit. [embedded content] Loading…
22 Nëntor 2018 / 18:03 Prokuroria Speciale Publike ngriti dy akuza në rastin “Talir”. Padia e parë ka të bëjë me akuzën e paligjshme të arkës së partisë VMRO-DPMNE. E dyta ka të bëjë me mënyrën se si është ndërtuar selia në qendër të Shkupit. Financimi i VMRO-së, në bankën e të akuzuarve, sjell gjashtë persona. I arratisuri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski akuzohen për shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërsa Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska akuzohen vetëm për pastrim parash. PSP e ndjek VMRO-DPMNE-në si një person juridik. Sipas prokurorisë, Gruevski nga viti 2009 deri…
22 Nëntor 2018 / 16:30 Vazhdojnë aktivitetet për shënimin e ditës së unifikimit të alfabetit shqip. Në Shkup qëndron presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kurse më vonë edhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. Meta, i pritur dhe shoqëruar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, dhe zv.kryeministri Bujar Osmani, në kuadër të manifestimit të sotëm dhe shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriori Skenderbeut, vizitoi Çarshinë e Shkupit dhe sheshin Skenderbeu. Zyrtarët e lartë vendosën kurora përpara përmendores së heroit kombëtar. Është vepra e jashtzakonshme e kësaj figure madhore jo vetëm të kombit tonë…
22 Nëntor 2018 / 15:59 “Zdravje Radovo”, fabrika më e madhe e qumështit në Maqedoni do të shitet. Më datën 16 të këtij muaji një përmbarues ka kryer sekuestrim të pjesës së pronës në fabrikën e qumështit që është lider në blerjen e qumështit dhe prodhimin e djathit dhe kaçkavallit. Sipas dokumentit zyrtar të publikuar në Regjistrin Qendror , “Zdravje Radovo” ka borxh 4 milionë euro dhe 300 mijë euro si borxh kryesor, 20 mijë euro në bazë të interesit dhe 9 mijë euro plus shpenzime të TVSH-së për përmbaruesin. Shitjen e fabrikës së qumështit do ta bëjë NLB Tutunska…
22 Nëntor 2018 / 15:37 Thellohen përçarjet brenda trupit koordinues për pajtim dhe integrim në Kuvend. Për shkak të zhvillimeve të fundit, respektivisht arrestimin e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, mbledhja e caktuar për ditën e premte është anuluar. Bashkëkryesuesja e trupit për pajtim, deputetja Emilija Aleksandrova zgjodhi të heshtë për zhvillimet e fundit dhe procesin e pajtimit i cili sipas tyre është në kërcënim serioz. Nga ana tjetër, kryesuesja nga radhët e pushtetit, Frosina Remenski hedh poshtë çdo informacion se procesi është në kërcënim duke shtuar se pajtimi nuk mund të varet nga një individ, duke aluduar në…

