22 Nëntor 2018 / 14:27 Profesoresha universitare Tatjana Karakamisheva ka dërguar kritika të ashpra drejt kryeministrit Zoran Zaev. Sipas saj kryeministri nuk ka bërë asgjë të mençur që nga dita që është në detyrë. “A u ka treguar dikush shqiptarëve se kot po i besojnë Zaevit? Për ta realizuar shitblerjen e plotë të shtetit, ai së pari duhet të shkatërrojë maqedonasit! Zaev së pari bëri gjithçka me ne, pastaj vazhdoi me gënjeshtra! Asgjë të mençur nuk bëri për askënd përveç se e fundosi shtetin dhe qytetarët” – ka shkruar Karakamisheva në llogarinë e saj në Twitter. Им кажал ли некој…
Author: almakos
AppleMark 22 Nëntor 2018 / 13:57 Hungaria nuk do ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikola Gruevski në Maqedoni, pohoi gjatë një ndërhyrje në televizion ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi. “Gruevski rrezikon jetën në vendin e tij, nuk mund të ekstradohet në këtë rast”, tha Trocsanyi. Kurse ministri i Punëve të jashtme Peter Szijjarto theksoi se Gruevski në mënyrë ligjore ka arritur të hyjë në Hungari. ”Gruevski mbërriti në rrugë ligjore në Hungari”, ka theksuar nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto. Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të martën bëri të ditur se ka marrë azil në…
22 Nëntor 2018 / 13:26 Komisioni Evropian (KE) mbështet qëndrimet e komisionarit për zgjerim të BE-së Johannes Hahn se vendimi për azilin e Nikolla Gruevskit ka nevojë për shpjegime shtesë nga autoritetet hungareze. “Nuk ka ikje nga sundimi i ligjit”- tha zëdhënësi i KE, Margaritis Shinas. Ai tha se vendimi për ti dhënë azil Nikolla Gruevskit është vendim që vjen nga gjyqtari dhe se Komisioni Evropian “nuk mundet të bëjë shumë në këtë aspekt” por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë shpjegime të mëtejshme. “Ky lloj vendimi kërkon sqarime shtesë”- tha Shinas. Komisioni Evropian konfirmoi marrjen…
22 Nëntor 2018 / 13:04 Presidenti Gjorge Ivanov, me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit shqiptar, përgëzoi komunitetin shqiptar në Maqedoni. Krijimi i alfabetit është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e arsimimit dhe kulturës së një kombi, është pasqyrë e civilizimit dhe një nga tiparet thelbësore të vetëdijes kolektive dhe identitetit të popujve. Festa e sotme, 22 nëntori, është një ditë e rëndësishme për anëtarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Gjuha shqipe është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë multietnike dhe multilinguiste maqedonase. Me këtë rast dua ti përgëzoj qytetarët e komunitetit shqipëtar në Maqedoni…
22 Nëntor 2018 / 12:37 Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është paraqitur në ballinën e faqes së magazinës ekonomike në Hungari”HVG” Reklama për edicionin e ri të magazinës “HVG” me Gruevskin në ballinë u paraqit edhe nëpër billbordet e Budapestit. Loading…
22 Nëntor 2018 / 11:28 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojnë sot në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip. Në orën 19:00, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr pjesë në shënimin e 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup. Kurse Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të vizitojnë Çarshinë e vjetër në Shkup. Loading…
22 Nëntor 2018 / 11:10 Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë disa ish-funksionarë për shkeljen autorizimeve gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e pjesë rrugore Shtip-Ohër. Në fillim të seancës, gjykatësi lexoi njoftimin e MPB-së hungareze ku vërtetohet se Gruevski është në Hungari, pas së cilës prokurorja Lile Stefanova kërkoi që Gruevski të gjykohet në mungesë. Stefanova gjithashtu kërkoi paraburgim për të gjithë të akuzuarit në këtë lëndë. Kurse avokati Ellenko Millanov kërkoi që Gruevski të gjykohet në procedurë të ndarë. Kurse sot nga hyrja e pasme e Gjykatës me duar të lidhura…
22 Nëntor 2018 / 10:47 Departamenti amerikan i Shtetit nga afër e vëzhgon rastin e Nikolla Gruevskit, sidomos pasi që i është aprovuar azili në Hungari, shkruan sot gazeta hungareze “Nepszava”. Nga Departamenti i Shtetit, me kërkesë të gazetës hungareze, kanë përsëritur qëndrimin e tyre duke theksuar e Gruevskit i është shqiptuar dënim me burg prej dy vjetëve pas “një procesi themelor dhe transparent”. Nga Departamenti i Shtetit theksojnë se kundër Gruevskit po zhvillohet katër procedura penale dhe se nevojitet që ato të vazhdojnë në sistemin juridik të Maqedonisë. Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të martën bëri të ditur se…
22 Nëntor 2018 / 10:21 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë fjalim në përvjetorin e 110-të të Kongresit të Manastirit.Në organizim të Sekretariatit për çështje evropiane në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup do të shënohet 110- vjetori i Kongresit të Manastirit, gjegjësisht Dita e Alfabetit. Në kremtimin me moton “Për ne dielli lind në Perëndim”, do të mbajë fjalim kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë këtë vit kanë detyruar Sekretariatin për çështje evropiane ta organizojë shënimin e 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, gjegjësisht Ditën e Alfabetit. Loading…
22 Nëntor 2018 / 10:07 Në suaza të festimit të Ditës së alfabetit shqip dhe 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të shetiten nëpër Çarshinë e vjetër në Shkup. Ndërsa, sot për 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit për shqiptarët e Maqedonisë është festë dhe ditë jo pune. Loading…
22 Nëntor 2018 / 8:59 Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka deklaruar se do të donte që Serbia të mos mendonte për ndonjë masë reciproke për vendimin e Qeverisë së Kosovës që taksën për produktet serbe ta ngris nga 10 në 100 përqind. “Një gjë që nuk do të më pëlqente tani është se Serbia po shqyrton çdo masë reciproke, sepse duam të inkurajojmë bashkëpunimin rajonal, ne duam të vazhdojmë dialogun me Prishtinën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve”, tha ajo për N1. Sipas saj para çdo vendimi, Serbia do të bisedojë me partnerët e saj. “Ne do të bisedojmë kryesisht me…
22 Nëntor 2018 / 7:47 Moti sot në Maqedoni parashikohet që të kthjellet, mirpo me erë të ftohtë veriu. Temperaturat e mëngjesit parashikohen qē të sillen nga 0 deri në 3 gradë celsius, ndērsa ato të ditës do të rriten deri në 7 gradë celsius. Shpejtësia e ajrit do të jetë deri në 10km/h, ndërsa shikueshmëria nëpër rrugët me lartësi mbidetare, rekomandohet qarkullim i kujdesshëm për shkak të mjegullës së mundëshme. Loading…

