Author: almakos

22 Nëntor 2018 / 0:13 Sot shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip i cili u unifikua 110 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Në kongresin që u mbajt më 14-22 nëntor 1908 morën pjesë 50 intelektualë nga 26 qytete, klube dhe shoqata.  Aty u miratua vendimi për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Kongresi pati pjesëmarrës intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi Manastiri asokohe ishte qendër e konsujve u zgjodh si qyteti më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar. Kryetar i…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 23:10 Ish ambasadorja e Holandës në Maqedoni, Simone Filipini në një bisedë për portalin MKD.mk ka thënë se është me rëndësi që personat të cilët janë përgjegjës për atë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni viteve të fundit të heshtin dhe të mendojnë se çfarë i kanë bërë Maqedonisë. Njerëzit të cilët janë përgjegjës për nivelin e lartë të korrupsionit, për blerjen e sundimit të ligjit në Maqedoni, për blerjen e pavarësisë së mediumeve, për korruptimin e gjyqtarëve dhe për të qenë e sinqertë, disa persona nga qeveria e kaluar, ndërsa ne shumë mirë e dimë…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 22:38 Akademiku Abdylmenaf Bexheti gjatë debatit për buxhetin e vitit 2019 në emisionin “Magazina Ekonomike” ka komentuar prezantimin e buxhetit nga mediat si më i madhi në historinë e Maqedonisë. Bexheti ka sqaruar se buxheti për vitin 2019 është i dizajnuar në mënyrë optimale edhe se është normale që çdo vitë buxheti të pësoj rritje. Në përgjithësi buxheti është i dizajnuar në përputhje me pritshmërisë reale duke u bazuar në rritje ekonomike në normë reale. Gjithmonë kanë qenë normat për pritshmëri më optimiste. Pra një rritje ekonomike 3% inflacion prej 2% janë parametrat bazik të cilët…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 22:17 Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Nebi Hoxha në edicionin e sontëm të emisionit “Magazina Ekonomike” duke komentuar buxhetin e Maqedonisë për vitin 2019 dhe rëndësinë e realizimit të investimeve kapitale ka theksuar edhe një herë rëndësinë e madhe që ka për biznesin në Maqedoni ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë. Hoxha tha se orientimi i kësaj Qeverie duhet të jetë pro biznesit, pro biznesit vendorë kryesisht dhe bashkëpunimit të biznesit vendor me investitorët e huaj. Ndër vite kemi potencuar që investim kryesisht për ne që është me një benefit apo investim kapital i një rëndësie…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 20:02 Një makinë me pllaka diplomatike, në pronësi të Ambasadës hungareze në Beograd mbrëmë ishte gjetur në garazhet nëntokësore të hotelit “Merito” në sheshin e Shkupit, njoftojnë nga Libertas duke cituar burimet e tyre. Makina gjendej në garazhet nëntokësore të hotelit në kohën kur anëtarët e policisë Alfa të urdhëruar nga Gjykata Penale po arrestonin ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov. Nuk ka informacione nëse vetura me tabela diplomatike që gjendej në garazh ishte vetem një koncidencë apo bëhet fjalë për diçka më shumë. Kusheriri i Mijallkovit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski tashmë edhe zyrtarisht dihet se ka ikur…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 19:30 Hungaria të mos shndërrohet në dorë të shtrirë të autokratit Nikolla Gruevski, ndërsa Maqedonia të sqarojë nëse arratisja ka pasuar pas lejes prej autoriteteve të atjeshme, theksojnë deputetët në Bundestagun gjerman me kërkesë të DW për ta komentuar situatën rreth ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe azilin e tij në Hungari. Torsten Fraj, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme i Bundestagut nga grupi i deputetëve të Unionit (CDU/CSU), që është pjesë e familjes së Partive Popullore Evropiane si edhe partia e Orbanit, Fides,  para se të miratohet azili për Gruevskin, thotë se nga Hungaria pret zbatimin…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 18:47 Takimi i parë i trupit koordinues për pajtimin dhe integrimin ka gjasa të mbahet të premten.Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen detajet e propozimit të ri për amnisti të personave të cilët nuk kanë ushtruar dhunë me 27 prill, por gjithashtu duhet të caktohet edhe metodologjia për punën e këtij organi. Kurse nga grupi parlamentar i pavarur i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit thonë se do të angazhohen edhe në reformat, në pako me ndryshimet kushtetuese, si pjesë e prioriteteve për pajtim dhe integrim. Zyrtarisht ende nuk është caktuar saktë se kur do të mbahet takimi për…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 17:17 Sekretari shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Gjermani, Michael Roth në profilin e tij në “Twitter” ka shtruar disa kritika për autoritetet hungareze pasi këta të fundit kanë pranuar kërkesën për azili ish kryeministrit Nikolla Gruevski. E drejta për azil është e drejtë njerëzore. Është gjest human për shpëtimin e të përndjekurve politik, por jo edhe për mikun e shefit të qeverisë, në mënyrë që ti ik drejtësisë. BE duhet të jetë bashkësi e shteteve demokratike dhe të drejta” – ka shkruar Roth. Loading…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 16:11 Sektori publik dhe ai privat mund të nisin “betejë” për kuadër me kualifikim të lartë nëse gjërat nuk ndryshojnë për një kohë të shkurtër. Biznesmenët janë të prerë duke thënë se më deficitar janë inxhinierët dhe informaticientët ndërsa për këto degë mungesë ka edhe në institucionet e shtetit. Ndaj paralajmërimit qeveritar se do të ofrohet risistemim të nëpunësve administrativ në sektorin privat, nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se nuk kanë nevojë për juristë dhe ekonomistë. T’u jepet mundësia që të konkurrojnë në më shumë vende pune ndërsa kompanive mos t’u jepen zgjidhje të imponuara,…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 15:47 Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete në leximin e parë kaloi pavarësisht vërejtjeve të opozitës. Zoran Ilievski nga VMRO-DPMNE thotë se kjo masë nuk ofron zgjidhje konkrete pasi bëhen dallime tek qytetarët dhe se shumica e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë vetura të reja dhe ekologjike që do të ndotin më pak ajrin. Sipas tij kjo masë të paktën këtë dimër nuk do të jep efekte. Nuk duhet të heshtim për këtë problem, duhet të debatojmë dhe të kërkojmë zgjidhje. E dimë që ky problem nuk zgjidhet brenda natës. Nuk…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 15:31 Kombinati Jugohrom me ndihmën e Qeverisë siguroi mjetet për vendosjen e filtrave. Qeveria njoftoi se ka angazhuar Bankën e Maqedonisë për Mbështetje dhe Zhvillim të sigurojë kredi prej 1.5 milion eurosh metalurgjikut Jugohrom me qëllim që të ndërtojë sistemin e filtrimit për mbrojtje nga ndotja. Jugohromi do të ketë një vit grejs periudhë derisa të fillojë me punë ndërsa 5 vite për kthimin e parave. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se ndërtimi i filtrave do të fillojë menjëherë pas marrjes së kredisë, ndërsa fabrika do të fillojë me punë pasi të ketë përfunduar punimet.…

Lexo më Shumë

21 Nëntor 2018 / 15:15 Për faktin që Gruevskit i është garantuar azili politik, ai nuk do të ekstradohet në Maqedoni, vlerësojnë ekspertët juridik. Andreas Lederer, nga Komiteti i Helsinkit në Hungari, duke u thirrur në dispozitat ligjore të Hungarisë thekson se me pranimin e azilit kërkesa për ekstradim nuk merret në konsideratë nga autoritetet hungareze. [embedded content] Për shkak se Gruevski ka aplikuar për azil në Hungari ai tashmë është nën mburojën e azilit, thënë ndryshe është nën mbrojtje e që nënkupton se ai nuk do të ekstradohet në vendlindjen e tij. E gjithë logjika e kërkesës për azil…

Lexo më Shumë