21 Nëntor 2018 / 22:17
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Nebi Hoxha në edicionin e sontëm të emisionit “Magazina Ekonomike” duke komentuar buxhetin e Maqedonisë për vitin 2019 dhe rëndësinë e realizimit të investimeve kapitale ka theksuar edhe një herë rëndësinë e madhe që ka për biznesin në Maqedoni ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë. Hoxha tha se orientimi i kësaj Qeverie duhet të jetë pro biznesit, pro biznesit vendorë kryesisht dhe bashkëpunimit të biznesit vendor me investitorët e huaj.
Ndër vite kemi potencuar që investim kryesisht për ne që është me një benefit apo investim kapital i një rëndësie të veçantë është investimi në autostradën Shkup-Bllacë që ne si biznes me një suficit në drejtim të shtetit fqinjë Kosovës 1 me 7 duhet me të vërtetë të bëjmë një analizë të mirëfilltë për klientët të cilët vinë të harxhojnë këtu apo ne produktet tona që i eksportojmë në shtetin e Kosovës. Në vend që ne të arrijmë me autostradë në kufi, po ndodhë e kundërta, shteti i Kosovës po ndërton një autostrade super moderne”- deklaroi Nebi Hoxha, kryetarë i OEMVP.
ALSAT
Loading…


