21 Nëntor 2018 / 15:15
Për faktin që Gruevskit i është garantuar azili politik, ai nuk do të ekstradohet në Maqedoni, vlerësojnë ekspertët juridik. Andreas Lederer, nga Komiteti i Helsinkit në Hungari, duke u thirrur në dispozitat ligjore të Hungarisë thekson se me pranimin e azilit kërkesa për ekstradim nuk merret në konsideratë nga autoritetet hungareze.
Për shkak se Gruevski ka aplikuar për azil në Hungari ai tashmë është nën mburojën e azilit, thënë ndryshe është nën mbrojtje e që nënkupton se ai nuk do të ekstradohet në vendlindjen e tij. E gjithë logjika e kërkesës për azil apo status të refugjatit nënkupton që dikush duhet të flijohet para organeve të ndjekjes penale në vendin e tij dhe për këtë arsye është e logjikshme se nuk mund ta ktheni personin mbrapa pasi ai ose ajo është duke ikur për të shpëtuar jetën e tij në rrezik- deklaroi Andras Lederer, Komiteti i Helsinkit në Hungari.
Alsat
Loading…


