21 Nëntor 2018 / 15:31
Kombinati Jugohrom me ndihmën e Qeverisë siguroi mjetet për vendosjen e filtrave. Qeveria njoftoi se ka angazhuar Bankën e Maqedonisë për Mbështetje dhe Zhvillim të sigurojë kredi prej 1.5 milion eurosh metalurgjikut Jugohrom me qëllim që të ndërtojë sistemin e filtrimit për mbrojtje nga ndotja. Jugohromi do të ketë një vit grejs periudhë derisa të fillojë me punë ndërsa 5 vite për kthimin e parave. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se ndërtimi i filtrave do të fillojë menjëherë pas marrjes së kredisë, ndërsa fabrika do të fillojë me punë pasi të ketë përfunduar punimet.
Pa përfunduar i tërë procesi i filtrimit dhe kompania Jugohrom ti plotëson kriteret të cilët kërkohen me ligj edhe të merr lejen nga ana e Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor nuk mund të funksionon. Ne e kemi angazhuar Bankën e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit që njëkohësisht të nënshkruaj kontratë me kompaninë Jugohrom për shfrytëzimin e mjeteve nga linja kreditore”- u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Ndërkohë, Arianit Xhaferi nga Eko Guerilla thotë se kjo është një orvatje tjetër e qeverisë për të manipuluar me këtë çështje. Nga Eko Guerilla gjithashtu kërkojnë që shteti të nis hetim lidhur me dëmin që Jugohrom i ka shkaktuar Tetovës periudhën e kaluar.
Vlerësimi i Eko Guerillës për këtë vendim të Qeverisë është se ky vendim duket si një nga manipulimet e radhës shkaku se gjatë pesë viteve të kaluara është thënë që çmimi për instalimin e filtrave duhet të jetë dikund rreth 12 milion euro dhe duhet kohë rreth 2 vjet për instalimin e sistemit të filtrimit ndërkohë që përnjëherë po flitet për shifër prej 1 milion e gjysmë euro dhe për 4-5 muaj punë për instalimin e tyre. Qeveria duhet të filloj një hetim, pra tu kërkoj organeve të drejtësisë të fillojnë një hetim për të parë se cili ka qenë dëmi që Jugohromi ka shkaktuar gjatë këtyre viteve qytetarëve të Tetovës”- theksoi Arianit Hoxha nga EkoGuerilla.
Kombinati Jugohrom ndërpreu punën më 31 tetor 2016 pas reagimeve e protestave të shumta lidhur me ndotjen e ajrit dhe pasojave mbi shëndetit e banorëve, e në veçanti të fëmijëve. Sipas OJQ-ve, bazuar në të dhënat e institucioneve Jugohromi ka qenë ndotësi me i madh i ajrit me 60 për qind. Deri sa punonte Jugohromi, Tetova ishte në krye të listës së qyteteve me ajrin e ndotur jo vetëm në Maqedoni por edhe në Evropë e madje në botë.
Elmedina Aliji
Loading…


