Author: almakos

26 Nëntor 2018 / 15:29 Ndotja e ajrit në periudhën 2015-2016 ua ka marrë jetën 1469 qytetarëve në Maqedoni. Këto janë të dhënat e raportit të Agjencisë evropiane për ambient jetësor. Raporti i Komisionit evropian konstaton se Maqedonia së bashku me Kosovën, Serbinë, Bullgarinë dhe Hungarinë kanë nivelin më të lartë të vdekjes si rezultat i ndotjes. Në Maqedoni pragu i vdekjes në vitin 2015 në nivel evropian ka kapur shifrën prej 28,7 nga 100 qytetarë, ndërkohë që pragu i vendeve evropiane arrin në 13,9. Ndërkohë, zëvendës ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Hani Makraduli, për Dojçe Vele ka…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 14:25 Pesë kërkesa për marrjen e mandatit të deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, janë dorëzuar në Kuvend. Ata do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Komisionit për Çështje Mandati dhe Imuniteti, kryetar i së cilit është Pavlle Bogoevski. Gruevski u dënua me dy vite burg në rastin “Tanku” për blerjen e makinës luksoze, por para se të fillojë të vuajë dënimin ai u arratis në Hungari, ku edhe ka marrë azil politik. Loading…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 13:57 Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Drejtorisë të Sigurimit dhe Kundërzbulimit Goran Nikollovski dhe delegacioni i Komonveltit të Australisë i kryesuar nga ambasadori jo rezident i Australisë për Republikën e Maqedonisë Ruth Stjuard dhe ambasadori australian për luftë kundër terrorizmit Pol Foli sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit. Në takim, siç njoftojnë nga MPB-ja u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim midis Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Australisë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në nivele të shkëlqyera midis shërbimeve…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 13:00 Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata e sontme do të pësojnë ulje të ndjeshme, njoftuan sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas çmimores së re benzina do të lirohet për 4 denarë, ndërsa dizeli për 3,5 denarë. Sipas vendimit nga mesnata, EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 63 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS 98, 65 denarë për litër, derisa 1 litër dizel do të kushtojë 61 denarë. Loading…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 12:19 Rreth orës 10:30 në Bulevardin Bllagoja Toska në Tetovë, në afërsi të “Tetovares”, ka ndodhur një incident, me ç’rastë nga një veturë në lëvizje është qëlluar me armë zjarri ndaj veturës së tipit Pezho. Krismat kanë shqetësuar banorët, përreth. Nga SPB-Tetovë, menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Për momentin bulevardi Bllagoja Toska është i bllokuar për komunikacion. Për më shumë informacione rreth ngjarjes, në edicionin e lajmeve të orës 16:00.(foto e huazuar nga Shqip Media) Loading…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 11:58 Si duket vazhdojnë përçarjet brenda trupit parlamentar për pajtim dhe integrim. Pas anulimit të mbledhjes së caktuar për të premten e kaluar, trupi nuk do të mblidhet as sot. Burime brenda anëtarëve bëjnë të ditur se përçarjet vazhdojnë dhe se trupi nuk do të thirret pa u kaluar dallimet. Acarimet mes anëtarëve u shfaqën pas arrestimit të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Jo zyrtarisht, mbledhja do të thirret më 28 nëntor, datë kjo kur VMRO-ja ka paralajmëruar protesta para Kuvendit në vigjilje të një vjetorit të arrestimeve të deputetëve, funksionarëve dhe anëtarëve të VMRO-së,…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 11:31 Ish-ministrja e punëve të brendshme  Gordana Jankullovska në rrjetet sociale publikoi një kolazh me fotografi të saja dhe të shokut të saj si dhe ish kolegut Mile Janakievskit ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Në fotografitë që I publikoi ajo që I ndau me publikun, ata shihen nëpër kafene, në pres konferenca të ndryshme dhe një fotografi ku të dy janë të veshur me veshje sportive. Në bashkëngjitje të fotografive ajo shkroi “BBF”, që do të thotë “Përgjithmonë shokë të ngushtë” Janakievski për momentin gjendet në burgun hetimor të Shutkës, ai u arrestua pas arratisjes së…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 11:14 Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të merr pjesë në vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e Samitit të 9 të Bosforit. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit ku tema kryesore do të jetë “Paqja dhe zhvillimi për të gjithë”. Në kuadër të vizitës në Turqi, Ivanov do ta vizitojë qytetin e Bursës, ku edhe është paraparë të mbajë ligjëratë në Universitetin “Uludag”. Loading…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 9:31 Sot në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë me procedurë të shkurtë në lexim të dytë është vendosur propozim-ligji për amnisti të personave të dyshuar, akuzuar dhe dënuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Qeveria javën e kaluar dha mendim negativ për këtë propozim-ligj, të cilin e ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka deklaruar se ligji i propozuar nga deputetët e opozitës maqedonase është gjithëpërfshirës dhe se qeveria nuk mendon se kjo është rruga e duhur për zgjidhjen e kësaj çështje. Ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve…

Lexo më Shumë

26 Nëntor 2018 / 9:02 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik”. Në seancën e kaluar u dëgjuan rreth 80 “bomba” në periudhën mes rreth të dytë dhe tretë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013. Në pjesën më të madhe të bisedave të përgjuara dëgjohej zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili bënte analiza rreth rezultatit zgjedhor. Në fillimin e seancës së kaluar gjykata vendosi që i akuzuari Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, të gjykohet në mungesë. Në këtë lëndë përveç Gruevskit…

Lexo më Shumë