27 Nëntor 2018 / 8:02 Komisioni për çështje të rregullores së Mandatit dhe Imunitetit, sot do të diskutojë në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski. Ai vendosi që të arratiset me qëllim që të evitojë vuajtjen e burgut, në bazë të vendimit të plotëfuqishëm në rastin ‘Tanku’. Seanca e Komisionit të Kuvendit është thirrur në bazë të pesë kërkesave të Gjyqit Penal në Shkup, në të cilën kërkohet miratimi i paraburgimit për Gruevskin, ku në mungesë të tij vazhdojnë edhe procedura tjera gjyqësore. Alsat Loading…
Author: almakos
27 Nëntor 2018 / 7:34 Seanca parlamentare mbi draft-amendamentet për ndryshime kushtetuese është planifikuar për të shtunën më 1 dhjetor. Sipas grupit të pavarur kuvendar të VMRO-DPMNE-së me propozimet e tyre që tashmë janë pjesë e draft-amendamenteve, forcohet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase./Alsat Loading…
Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski kërkojnë nga Gjykata e Apelit lirimin e tyre nga paraburgimi. Në seancën e sotme publike, dy ish zyrtarët e lartë të partisë dhe të qeverisë ishin të përfaqësuar nga katër avokatë. Daljen nga Shutka i pari e kërkoi ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Janakieski. Para gjykatësve, nga fletorja lexoi ankesë të cilën e kishte shkruar me dorë në paraburgim. Ai tha se nuk po planifikonte të ikte, kurse për shënimin nga policia sekrete me të cilën ishte paraburgosur, tha se ishte i sajuar. Janakieski ka pasur një takim me presidentin Gjorge Ivanov, por mbi një…
26 Nëntor 2018 / 20:56 Seanca parlamentar mbi draft-amendamentet për ndryshime kushtetuese është planifikuar për të shtunën, 1 dhjetor. Sipas grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së me propozimet e tyre që tashmë janë pjesë e draft-amendamenteve, forcohet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase. Draftet amendamentet synojnë ndryshime në nenin 3, 36, 49 dhe në Preambulë. Alsat Loading…
26 Nëntor 2018 / 20:02 Kryeministri Zoran Zaev në natën e së shtunës në Strumicë pati një takim jozyrtar me ish-ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe kryetarin e komunës së Kavadarit Mitko Jançev, thonë nga gazeta Nezavisen. Takimi u mbajt me kërkesë të Zaevit ndërsa u diskutua për ndryshimet kushtetuese para fillimit të seancës plenare për draft-amendamentet. Ditëve të fundit kryeministri Zaev u shpreh se ka shpresë se do të zgjerohet shumica parlamentare për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Në tetor Zaev pati siguruar 80 vota për nismën e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe Jançev dhe Todorov janë në mesin e zyrtarëve të…
26 Nëntor 2018 / 20:02 Kryeministri Zoran Zaev në natën e së shtunës në Strumicë pati një takim jozyrtar me ish-ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe kryetarin e komunës së Kavadarit Mitko Jançev, thonë nga gazeta Nezavisen. Takimi u mbajt me kërkesë të Zaevit ndërsa u diskutua për ndryshimet kushtetuese para fillimit të seancës plenare për draft-amendamentet. Ditëve të fundit kryeministri Zaev u shpreh se ka shpresë se do të zgjerohet shumica parlamentare për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Në tetor Zaev pati siguruar 80 vota për nismën e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe Jançev dhe Todorov janë në mesin e zyrtarëve të…
26 Nëntor 2018 / 19:18 Autobusët e kompanisë private “Mak Ekspres” që qarkullojnë në linjën me numër 19 kanë protestuar duke lënë të stërngarkuara me udhëtarë thuajse të gjitha stacionet nëpër të cilat kalon kjo linjë. Kjo protestë, sipas shoferëve privat vjen si rezultat i problemeve që janë krijuar me orarin e ri për vozitje ku bëjnë pjesë edhe autobusët publik, e të cilët thuhet se nuk respektojnë orarin e tyre të vozitje. [embedded content] Dikur, ne si privat kemi pas 16 autobusë privat dhe 12 kanë qenë të shtetit, tash jemi duku punuar vetëm me atë orar me 12…
26 Nëntor 2018 / 19:10 Edhe pse Qeveria me rishikimin e buxhetit i uli mjetet për investimet kapitale, realizimi në muajin e dhjetë ka vazhduar me dinamikë katastrofale. Të dhënat për realizimin e buxhetit tregojnë se për dhjetë muaj janë shpenzuar vetëm 123,5 milionë euro nga gjithsej 300 milionë eurot për investime kapitale, të parapara me rishikim, më saktë, vetëm 41% nga planifikimet. Realizim më të madh prej 18 milionë eurosh ka pasur në muajin korrik ndërsa më dobët ka qenë në janar me vetëm 4,6 milionë euro realizim. Qeveria është optimiste se vitin e ardhshëm do të kemi investime…
26 Nëntor 2018 / 18:10 Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski kërkojnë nga Gjykata e Apelit lirimin e tyre nga paraburgimi. Në seancën e sotme publike, dy ish zyrtarët e lartë të partisë dhe të qeverisë ishin të përfaqësuar nga katër avokatë. Daljen nga Shutka i pari e kërkoi ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Janakieski. Para gjykatësve, nga fletorja lexoi ankesë të cilën e kishte shkruar me dorë në paraburgim. Ai tha se nuk po planifikonte të ikte, kurse për shënimin nga policia sekrete me të cilën ishte paraburgosur, tha se ishte i sajuar. Janakieski ka pasur një takim me presidentin…
26 Nëntor 2018 / 16:32 Gafë në Kuvend. Zëvendësministrja e Financave, Shyerete Elezi arsyeton propozim-ligjin e gabuar në foltoren e Kuvendit. Si arsyetuese e ligjit të propozuar nga ministria e Financave, Elezi në vend që të flas për Ligjin mbi tatimin e të ardhurave personale ashtu siç parashikonte rendi i ditës në Kuvend, filloi të flasë mbi propozim-ligjin mbi furnizimet publike. Elezit duke lexuar arsyetimin u ndërpre nga kryeparlamentari Talat Xhaferi për t’i kujtuar se lexon arsyetim të gabuar. Për të mos mjaftuar me kaq, dy funksionar të BDI-së, mosmarrëveshjen e zgjidhën në gjuhën maqedonase. [embedded content] Loading…
26 Nëntor 2018 / 15:56 Ish zyrtarët e lartë partiak dhe qeveritar, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski kërkojnë që Gjykata e Apelit t’i lirojë nga paraburgimi. Në seancë publike në prezencë të të afërmve të tyre dhe mbështetësve të VMRO DPMNE-së, u shprehën se në mënyrë joligjore janë paraburgosur nga policia sekrete në bazë të kërkesës fiktive, të përgatitur në ditën kur Nikolla Gruevski është arratisur nga shteti. Janakieski në gjykatë tha se tashmë ka dëshmuar që nuk planifikon të arratiset, duke përmendur faktin se çdo ditë është paraqitur në gjykatë dhe se rregullisht është paraqitur në ditët e caktuar…
26 Nëntor 2018 / 15:37 Stomatologët amë nga Ohri përmes një proteste të qetë shprehën pakënaqësinë e tyre nga, siç thonë, kontratat e reja që u janë ofruar nga Fondi i shëndetësisë. Ata thonë se ato janë të dëmshme jo vetëm për ta, por edhe për pacientët pasi me këtë barra financiare do jetë edhe më e madhe. Kërkojnë rritjen e buxhetit për stomatologjinë primare që është më pak se 1% nga buxheti i përgjithshëm i shëndetësisë. Ata gjithashtu thonë se me kontratat e reja janë paraparë dënime më të mëdha për stomatologët. Shprehim revoltë për gjendjen katastrofale të stomatologëve…

