Protestojnë shoferët e autobusëve të linjës 19

Autobusët e kompanisë private “Mak Ekspres” që qarkullojnë në linjën me numër 19 kanë protestuar duke lënë të stërngarkuara me udhëtarë thuajse të gjitha stacionet nëpër të cilat kalon kjo linjë. Kjo protestë, sipas shoferëve privat vjen si rezultat i problemeve që janë krijuar me orarin e ri për vozitje ku bëjnë pjesë edhe autobusët publik, e të cilët thuhet se nuk respektojnë orarin e tyre të vozitje.

Dikur, ne si privat kemi pas 16 autobusë privat dhe 12 kanë qenë të shtetit, tash jemi duku punuar vetëm me atë orar me 12 autobusa që janë. Ju e dini edhe vet se banorët e Shutkës ne i transportojmë, edhe të komunës Çair. Më herët kemi kaluar në çdo 7 minuta ndërsa tash në çdo 11 ose 14 minuta, në tre stacione mbushet autobusi, pastaj udhëtarët që presin në stacionin e katërt më gjatë, ata revoltohen prej nesh”- u shpreh Enver Ameti, shofer autobusi.

Prej orës 10 deri në ora 5 pasdite nuk vijnë ata, domethënë mungojnë, pse ata mungojnë ne hasim në probleme të mëdha me popullatën. Popullata nuk e di këtë problem dhe të gjithë neve na akuzojnë… Kemi prej atyre që gjithmonë neve na akuzojnë dhe xhamat i kanë thyer, të gjithë mendojnë se ne jemi problemi”- tha Uzeir Ameti, shofer autobusi.

Vojo Veleski, një nga themelusit e “Mak Ekspres” tha se për këtë problematikë tashmë disa herë kanë njoftuar qytetin e Shkupit por nuk kanë marrë asnjë përgjigje që do të ndihmonte tejkalimin e problemit.

Apel deri te kryetari i Shkupit që urgjentisht të merren parasysh kërkesat tona, të shqyrtohen, të bëhet orar i ri i vozitjes dhe transportuesit lirshëm të qarkullojnë në këtë linjë dhe të arrijnë t’i transportojnë nxënësit, udhëtarët, tjeshtë dhe gjithë të tjerët. Parashikimet tona janë që në periudhat e ngarkuara si në mëngjes, mesditë dhe pasdite autobusët duhet të kalojnë në çdo 6 minuta, kjo do të ishte normale ndërsa në periudhën mes këtyre ndërrimeve orari i vozitjes mund të ndryshojë”- Vojo Veleski nga Mak Ekspres.

Nga kompania private “Mak Ekspres” gjithashtu kërkojnë rritje të numrit të autobusëve edhe në linjën me numër 22 e cila gjithashtu përballet me numër të madhë të udhëtarëve.

Melihare Rustemi

Loading…

TAGS