26 Nëntor 2018 / 15:56
Ish zyrtarët e lartë partiak dhe qeveritar, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski kërkojnë që Gjykata e Apelit t’i lirojë nga paraburgimi. Në seancë publike në prezencë të të afërmve të tyre dhe mbështetësve të VMRO DPMNE-së, u shprehën se në mënyrë joligjore janë paraburgosur nga policia sekrete në bazë të kërkesës fiktive, të përgatitur në ditën kur Nikolla Gruevski është arratisur nga shteti. Janakieski në gjykatë tha se tashmë ka dëshmuar që nuk planifikon të arratiset, duke përmendur faktin se çdo ditë është paraqitur në gjykatë dhe se rregullisht është paraqitur në ditët e caktuar nga Gjykata themelore Shkupi 1. Ai pohon se nuk ka llogari bankare jashtë vendit dhe se për këtë nevojitet pasaportë, të cilën ia ka konfiskuar gjykata. Ai ju drejtua Prokurorisë Speciale duke i thënë se nëse dëshmon se ka llogari jashtë shtetit, do të nënshkruaj që me marrëveshje ta vuaj dënimin në lartësinë që do ta caktojë Prokuroria. Nga ana tjetër Specialja tha se rreziku për arratisje ekziston dhe se paraburgimi është masë me të cilën sigurohet prezenca e të akuzuarve për veprimet e tyre.
Bojan Stojanovski
Loading…


