27 Nëntor 2018 / 18:45 Qeverisja e Gruevskit ishte mafioze dhe mbante interesin e 2-3 vetëve, thotë analisti Albert Musliu. Kurse, gazetarja Diana Toska thotë se njerëzit duhet të mendojnë se çfarë liderësh do të votojnë, si Gruevski që ikin apo “burrështetas”, por sipas Sefer Selimit duhet dhe reforma edhe tek partitë politike që janë me mendësi feudale dhe pazare mëhallash. Këto deklarata u bënë gjatë Programit 200, që do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat. [embedded content] Loading…
Author: almakos
27 Nëntor 2018 / 18:12 Zëvendësministri i Infrastrukturës së Kosovës, Rexhep Kadriu, ka informuar se me dinamikën e punimeve në autostradën që lidh Prishtinën me Maqedoninë, punimet mund të përfundojnë më 31 dhjetor, megjithëse siç ka potencuar ai, kjo datë nuk mund të jetë e konfirmuar, pasi e gjithë puna varet nga kushtet atmosferike që do të mbretërojnë në fund të vitit. Kadriu për gazetën Metro në Prishtinë ka thënë se nëse në fund të dhjetorit nuk janë temperaturat 5 gradë, asfaltimi i urës më të gjatë në Ballkan do të shtyhet deri në përmirësim të motit. “Sipas kësaj dinamike,…
Me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në sallë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i hoqi imunitetin deputetit Nikolla Gruevski.
27 Nëntor 2018 / 16:19 Komisioni parlamentar për çështje të mandatit e imunitetit i dha dritë jeshile heqjes së imunitetit të Nikolla Gruevskit, ndërkohë që seanca plenare për këtë pikë të rend të ditës është caktuar për në ora 17:00. [embedded content] Loading…
27 Nëntor 2018 / 15:54 Kjo është një video nga dëshmitë e shumta me të cilat avokati i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Lupço Dimovski dëshmon se ai më 27 prill vitin e kaluar nuk e ka udhëzuar turmën drejtë Kuvendit, por se ato janë gjestikulimet e tij të natyrshme dhe të zakonshme. “Gjestikulimin e njëjtë e prezantuam nga viti 2013, përfundimisht deri në fund të vitit 2017, ku gjestikulimi i njëjtë apo i ngjashëm përsëritet si lëvizje mekanike. Nuk kemi ç’të ofrojmë tjetër për mbrojtjen e z. Lupço Dimovskit, pasi me asgjë tjetër nuk ngarkohet”, deklaroi Elenko Milanov, avokat i të…
27 Nëntor 2018 / 15:42 Kritika të ashpra ndaj pushtetit si dhe ndaj kreut të Shkupit drejtoi sot opozita maqedonase sa i përket luftës kundër ajrit të ndotur. Deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorçev tha se Qeveria është e pa aftë të përballet me këtë problem duke kritikuar edhe masat e paralajmëruara nga pushteti dhe buxhetin e ndarë për luftimin e këtij problemi ekologjik. Ndër të tjera opozitarja VMRO parashtroi 19 kërkesa të cilat sipas tyre do të ulin nivelin e lartë të ndotjes. Shkupi ka kryetar i cili me qindra milion euro buxhet gjatë viteve të kaluara të vetmen gjë…
27 Nëntor 2018 / 15:20 Ka shënuar rritje numri i migrantëve ilegal transit në Republikën e Maqedonisë. Shifrat e dhjetë mujorit të parë të këtij viti tregojnë që ka edhe rritje të rasteve të zbuluara dhe të parandaluara të migrimit ilegal, nga ana e Ministrisë së Brendshme. Në mbi 80% të rasteve për hyrje në Maqedoni shfrytëzohet kufiri me Greqinë kurse për tranzit shfrytëzohen rrugët alternative që çojnë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Është fakt se në vitin 2018 ka rritje të theksuar të numrit të përpjekjeve që janë zbuluar dhe parandaluar për migrim ilegal përmes…
27 Nëntor 2018 / 14:44 Pavarësisht acarimeve brenda trupit për pajtim dhe integrim, kryeministri Zoran Zaev nuk i ka humbur shpresat për rritjen e numrit të deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Zaev beson se takimi i tij me Nikolla Todorov dhe Mitko Jançev, të dy të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, do të ndikojë në tejkalimin e numrit 80 për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Besoj se në këtë fazë e cila përfundon me fillimin e seancës plenare më 1 dhjetor, por edhe fazën përfundimtare kur amendamentet do të diskutohen në publik dhe do të jenë versioni përfundimtar dhe amendimin ndaj tyre besoj se…
27 Nëntor 2018 / 14:26 Ministria e Arsimit hesht lidhur me faktin se përse edhe më tej nuk ka zgjidhje të problemit me arsimtarët shqiptarë në shkollën fillore “Murat Llabunishti” në fshatin Llabunishtë të Strugës. Arsimtarët tashmë një kohë të gjatë shkojnë në punë ndërsa për këtë nuk marrin paga. Nga Ministria në pyetjen e televizionit Alsat nëse dhe kur do të zgjidhet kjo situatë, nuk përgjigjën tashmë tre javë. Ndërkohë, autoritetet lokale premtojnë se problemi do të tejkalohet. Ka arsimtarë të tillë të cilët pa pagë punojnë dy vite të plota, me shpresë se statusi i tyre do të…
27 Nëntor 2018 / 14:10 Kryeministri Zoran Zaev nuk do të kandidohet për president të shtetit. Dilemat në opinion i shuan vetë kryeministri i cili theksoi se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët pa plotësuar mandatin i cili i është besuar. Zaev theksoi se prioritete për të mbetet zhvillimi ekonomik dhe proceset integruese, duke shtuar se në Maqedoni ka kandidat më të denjë se ai për postin e presidentit. Jo, nuk do të pranoja. Nuk mendoj se ikja nga përgjegjësia në mes të procesit dhe mandatit të besuar nga qytetarët do të më bënte të mendohesha. Përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe qëndrimet…
Akuza të renda drejt pushtetit mbi zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit! Opozita maqedonase me 19 kërkesa për zgjidhjen e kësaj cështjeje.
27 Nëntor 2018 / 13:31 Llogaritë e papaguara për grumbullimin e mbeturinave kanë dërguar në Përmbarues thuajse gjysmën e Haraçinës. Banorët ankohen se firma nuk ka kryer punën si duhet, nuk ka grumbulluar mbeturinat por as ka shpërndarë llogaritë. Për më gjerësisht flet kronika në vazhdim e përgatitur për emisionin “360 gradë”. Loading…

