27 Nëntor 2018 / 15:54
Kjo është një video nga dëshmitë e shumta me të cilat avokati i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Lupço Dimovski dëshmon se ai më 27 prill vitin e kaluar nuk e ka udhëzuar turmën drejtë Kuvendit, por se ato janë gjestikulimet e tij të natyrshme dhe të zakonshme.
“Gjestikulimin e njëjtë e prezantuam nga viti 2013, përfundimisht deri në fund të vitit 2017, ku gjestikulimi i njëjtë apo i ngjashëm përsëritet si lëvizje mekanike. Nuk kemi ç’të ofrojmë tjetër për mbrojtjen e z. Lupço Dimovskit, pasi me asgjë tjetër nuk ngarkohet”, deklaroi Elenko Milanov, avokat i të akuzuarit Lupço Dimovski.
Deputetët e tjerë të akuzuar Krsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov hoqën dorë nga mundësia të deklarohen para gjykatës. Mukovski për dëshmitare e propozoi ish deputeten Marija Angelova, porositë e së cilës u lexuan në seancën e kaluar nga ekspertiza e telefonit të Mukovskit, ku ka qenë e regjistruar si “Kolegia Çair”. Ndërsa ajo tha se nuk ka pasur kurrfarë komunikimi me te ditën e të enjtes së përgjakur.
“U krijua stampedo njerëzish. Hyra edhe unë me turmën. Në atë eufori dhe stres kam shkruar në grupin e përbashkët në Viber të deputetëve të VMRO-së që daton nga viti 2014 ku urojmë festat dhe ku jemi koordinuar më herët. Dërgova edhe disa foto për t’ua treguar atmosferën kolegeve deputete që jetojnë jashtë Shkupit. Pohoj se nuk kemi qenë në komunikim të drejtpërdrejtë para 27 prillit. Unë porositë i kam shkruar në afekt, pasi e para filloi një kolege tjetër”, tha Marija Angellova, ish deputete e VMRO-DPMNE-së.
Dëshmitari tjetër i Mukovskit, deputeti Dragan Danev mungoi për shkaqe shëndetësore, ndërsa Mukovski e tërhoqi listën e plotë me dëshmi tjera, përfshirë edhe dëshmitarin Danev. Seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit janë caktuar thuajse gjatë gjithë javës.
Alsat
Loading…