Author: almakos

28 Nëntor 2018 / 15:45 Me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit shqiptar dhe  pavarësisë së Shqipërisë sot në Shkup u organizua Akademi Solemne, bartës i së cilës ishte kreu i BDI-së Ali Ahmeti., Në këtë manifestim morën pjesë funksionarë të lartë shtetëror dhe partiak. Sot ne jemi në një situatë që duhet edhe me shumë të punojmë. Do tu gëzohemi të arriturave deri më tani, të festojmë dhe të punojmë në paqe dhe stabilitet dhe siguri jo vetëm në vendet tona por në mbarë hapësirat ballkanike. Ju uroj të gjithë shqiptarët nga do që janë këtu, në Kosovë…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 15:25 Një qasje e re për ri-industrializimin e ekonomisë maqedonase, me të cilën do të rritet pjesëmarrja e industrisë në Prodhimin Bruto Vendor. Një mënyrë e re për tërheqjen e investitorëve të drejtpërdrejtë të huaj dhe vendas në bazë të mallrave të ofruara nga kompanitë vendase. Stimulimi i studentëve për të qëndruar në vend, duke hapur qendra shkencore të zhvillimit dhe një qendër të re të mbështetjes së inovacionit për kompanitë. Këto janë katër pikat ku do të përqendrohet politika e re e VMRO-DPMNE-së për mbështetje të ekonomisë. Kreu i partisë kryesore të opozitës, Hristian Mickovski,…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 15:15 Drejtoria e Doganave dhe Policia Financiare akoma nuk janë të gatshme për pranimin e sinjalit të përgjimit nga Agjencia Teknike Operative. Edhe pse ATO-ja ka filluar me punë që në fillim të nëntorit, këto dy institucione të cilat për herë të parë do të mund të zbatojnë masën e përgjimit nëpërmjet Agjencisë, nuk kanë as pajisje dhe as kuadrot e nevojshme për këtë. Nga Drejtoria e Doganave jozyryarisht thonë se akoma nuk është përpiluar strategjia e punës dhe as nuk dihet se si do të vijojë ky proces. Sipas burimeve të Alsat, plani i punës…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 14:39 Trupi koordinues për pajtim dhe integrim ndahet të tre nëngrupe. Kjo u vendos në mbledhjen e sotme, me ç’rastë Secili grup do të merret me çështje konkrete: integrimin, pajtimin dhe reformat. Çështja më e ndjeshme dhe ajo ku pritet të thyhen shtizat mbetet pajtimi dhe dilemat se si do të realizohet. Kryesuesja e trupit për pajtim, Frosina Remenski thekson se vendimet e trupit nuk do të ndikojnë në procesin gjyqësorë, por nga takimet dhe konsultimet do të dalin referencat se çfarë epilogu duhet të merr procesi gjyqësor për 27 prillin. Duke u thirrur në fuqinë…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 13:12 Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov u është përgjigjur reagimeve të djeshme, pasi që i njejti ishte i filmuar duke luajtur lojëra në celularin e tij, gjatë debatit publik për masat kundër ndotjes së ajrit. Ai u filmua duke luajtur lojë në celular gjatë kohës kur në foltore ishte deputeti i VMRO-së, Vllatko Gjorçev. “Në Kuvend egziston Vllatko Gjorçevi. Kur flet ai, me fjalimet e tija të pavlera, duhet ti kaloni me ndihmesa të vogla siç janë celularët. Edhe për kundër faktit që veprimi ishte i pahijshëm dhe ndikon negativisht… Në realitet, egziston ndotje.…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 12:59 Maqedonia shënon përparim në rrugën drejt BE-së, ambienti në shtet është ndryshuar në drejtim pozitiv dhe vendi mirë është i përgatitur për fillimin e negociatave, por ende nuk është i përgatitur për anëtarësim në Union. Lëvdata për Marrëveshjen e Prespës, por edhe paralajmërim për mosukses të mundshëm nga ratifikimi i saj. Kjo ka qenë në fokusin e debatit për Maqedoninë të titulluar “Maqedonia mes shpresës dhe shqetësimit” në Bundestagun gjerman të organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore ku kanë marrë pjesë përgjegjësit për Maqedoninë në Ministrinë e Punëvë të Jashtme Kristijan Helbah dhe në kabinetin…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 10:55 Partia opozitare maqedonase OBRM-OPDUKM sot do të mbajë marsh protestues ku do të shpreh pakënaqësinë e politikave të Qeverisë. Marshi protestues do të fillojë në ora 17:00 në sheshin “VMRO”, ndërsa është planifikuar të përfundojë para Qeverisë. “Të gjithë ata që duan ta ngrisin zërin kundër paaftësisë së LSDM-së për t’u marrë me ndotjen e ajrit, të gjithë ata që duan ta ngrisin zërin kundër shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore, kundër grabitjes masovike dhe kriminalitetit, janë të mirëseardhur që të na bashkëngjiten në ora 17:00, në sheshin “VMRO” dhe me marsh protestues të drejtohemi…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 10:08 Trupi koordinues për pajtim dhe integrim sot duhet të mbajë mbledhjen e parë. Në opinion dolën informacionet se tashmë është përgatitur draft-amendamenti – Ligji për amnisti, por konfirmim zyrtar ende nuk ka. Deputetët e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së para dy ditë deklaruan se në seancë pritet të jepen mendime në lidhje me përmbajtjen e ligjit për pajtim në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill vitin e kaluar. Ata njoftuan se do t’i ballafaqojnë faktet dhe se do të ketë konsultime me jurist në lidhje me ligjin për pajtim. Sot seancë do të ketë, por…

Lexo më Shumë

28 Nëntor 2018 / 7:12 Në Maqedoni sot do të mbizotrojë mot kryesisht i ftohtë, i vranët dhe me frymë veriore. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 0 deri në 3 gradë të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të sillen deri në 5 gradë celsius. Loading…

Lexo më Shumë

27 Nëntor 2018 / 23:55 Gjatë emisionit “Programi 200” në Alsat, aktivisti Sefer Selimi, thotë se partitë politike në Maqedoni janë “feudale” dhe postet ndahen me “pazar” dhe asgjë sipas meritës. Ne kemi parti politike feudale, mbi konceptin feudal, ku kemi të parin e partisë, pastaj në aspekt feudal të ndarë me mëhalla, lagje më të mëdha dhe vijmë deri te qytete. Është e dhimbshme për një qytetar që ka një nivel pak më të lartë edukimi, ku sheh se si ndahen dikasteret, si ndahet pushteti kur hyet në Qeveri. Është një pazar klasik- tha aktivisti Sefer Selimi. Loading…

Lexo më Shumë

27 Nëntor 2018 / 22:56 Gjatë emisionit “Programi 200” në Alsat, analisti Albert Musliu tha se gjatë qeverisjes së Gruevskit ishte një periudhë, siç e quan ai, “mafioze” një model klasik si i “Koza Nostra”, ku përfitonin vetëm 2-3 vetë. Kishim një model klasik si Koza Nostra, si në Amerikëku përfitonin vetëm 2-3 vetë, të cilët vepronin për interesin e tyre, ku secili prej tyre merrte pjesën e vet dhe gjithë shoqëria punonte për të kënaqur apetitet e tyre- tha Musliu. Loading…

Lexo më Shumë