29 Nëntor 2018 / 21:05 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sonte në emisionin “Rruga drejt” theksoi se shtesa për fëmijën e tretë sipas saj është masë demografike e gabuar dhe diskriminuese. Caroska tha se ligji i miratuar para 10 viteve nuk i ka dhënë efektet e duhura për shkak se nataliteti ka rënë në të gjitha rajonet e Maqedonisë dhe se ka mundësuar që të rriten transferet sociale. A jemi të vetëdijshëm si shtet se sistemi social ka shpenzuar 2 miliardë e 600 milionë denarë për fëmijën e tretë, ndërsa vetëm 3.000 fëmijë kanë shfrytëzuar në shtet…
Author: almakos
29 Nëntor 2018 / 20:50 Në edicionin e sontëm të emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat, profesori Lulzim Murtezani deklaroi se shfuqizimin i ligjit aktual për shtesat për fëmijën e tretë do të ketë pasoja negative në shoqëri, ai vlerëson se ligji i ri i paralajmëruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të jetë më i qartë. Ne jetojmë në shoqëri të tranzicionit ekonomik politik dhe demografik, është kontradiktore dhe kontroverse dhe akoma nuk mundë të arrijë ta kuptoj duhet të jetë shumë e qartë. Unë mundë të flas vetëm për efektet, konsekuencat të cilat mundë të jenë…
29 Nëntor 2018 / 15:58 Zvarritja e miratimit të Ligjit për Shërbime audio dhe audio-vizuele pengon proceset reformatore në sektorin e medias thuhet në raportin e Qendrës për Strategji Evropiane, Euro Think. Me këto ndryshime parashikohet që anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike të zgjidhen në mënyrë transparente, nëpërmjet konkursit publik, me kritere të përcaktuara me ligj. Kjo zvarritje ka një ndikim të dukshëm sepse ngrinë procesin e reformave në këtë sektor. Agjencia në një mënyrë vendoset në një pozitë të pa lakmueshme të pritjes së ndryshimeve. Dhe për fat të keq procesi i reformave…
29 Nëntor 2018 / 15:47 Të premten në mbledhjen e trupit për pajtim dhe integrim, kryeministri Zoran Zaev do ta shpalosë draft-ligjin për pajtim. Burime nga trupi koordinues i Kuvendit bëjnë të ditur se çështja e faljes dhe pajtimit do të përfshihet në një ligj të veçantë. Drafti do të përpunohet mes deputetëve të cilët do të jenë pjesë e nëngrupit për pajtim. Tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja të cilët votuan për nismën e ndryshimeve kushtetuese, kushtëzojnë miratimin e ndryshimeve me miratimin e ligjit për pajtim. “Pajtimi dhe falja duhet të ndodh para miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, thotë për…
29 Nëntor 2018 / 15:20 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska mohon shfuqizimin e shtesës për fëmijën e tretë, por thotë se e njëjta do të transformohet në një paketë sociale e cila do të ketë vlerën më të lartë se shuma e deritanishme. Në emisionin “Rruga drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, Carovska ka theksuar se të drejtën për shtesën momentale për fëmijën e tretë do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha gratë të cilat fëmijën e tretë të tyre do ta lindin deri në muajin tetor të vitit 2019. [embedded content]…
29 Nëntor 2018 / 14:52 Situata me ujin e turbulluar nga sistemi i ujësjellësit të qytetit në Strugë po normalizohet ngadalë. Vlerat e turbullimit tani janë brenda kufijve të lejuar, por nga Qendra Rajonale për Shëndetin Publik në Ohër thuhet se ndalesa për pirjen e ujit mbetet në fuqi. Në shekullin 21, nuk ka diçka për të cilën nuk ka zgjidhje. Njerëzit shkojnë në Mars dhe dërgojnë makina në hënë. Me rëndësi është sa është çmimi dhe nëse ka kapacitet material dhe njerëzor për atë” – tha Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës për Shëndet publik- Ohër Derisa struganët luftojnë…
29 Nëntor 2018 / 14:46 Makina e bashkëshortes së ish shefit të DSK-së, Mile Zeçeviq, mbrëmë është shkrumbuar nga zjarri. Tojota Korolla ishte e parkuar në rrugën Gjeneral Mihajllo Apostollski, në lagjen Karposh 1, para shtëpisë ku jetoj Zeçeviq me familjen. Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit. Mile Zeçeviq për momentin është anëtarë i Këshillit Qendrorë të LSDM-së. Në vitin 2006 ishte drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, derisa më herët ka qenë edhe shef i kabinetit të Vllado Buçkovskit, asokohe ministër i mbrojtjes. Loading…
29 Nëntor 2018 / 14:02 Pas vdekjes së kryetarit të Dibrës Ruzhdi Lata, këtë funksion për momentin e kryen Hekuran Duka, këshilltar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Duka është mjek specialist-urolog në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër dhe deri më tani ka zëvendësuar kryetarin në mungesë të tij.“Sipas ligjit Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të mbajë seancë ku do të konstatoj gjendjen, më pas Këshilli i Komunës me shumicën e votave duhet të zgjedh ushtrues të përkohshëm të detyrës si kryetar komune. Në afat prej gjashtë muaj duhet të shpallen zgjedhje për kryetar të ri”, tha për…
29 Nëntor 2018 / 13:46 Sot në protesta, javën që vjen bojkot i mësimit. Nxënësit e disa shkollave të mesme të Tetovës kërkojnë ajër të pastër. Nxënësit e disa shkollave të mesme të Tetovës nga java e ardhshme paralajmërojnë bojkot të mësimit, në rast se nuk ndërmerren masa adekuate për uljen e ndotjes, nga autoritetet kompetente. Pjesëmarrësit në protestë theksojnë se pushteti lokal dhe ai qendrorë duhet gjatë gjithë vitit të vendosin masa kundër ndotjes. Sipas tyre shkalla e vdekshmërisë nga ndotja është gjithnjë në rritje. Loading…
29 Nëntor 2018 / 10:43 Me furgon policorë dhe nën përcjelljen e forcave speciale, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov nga burgu i Shutkës u dërgua në Gjykatë. Mijallkov në gjykatë u fut nga ana e pasme, gjegjësisht nga garazhi, ndërkohë që përskaj furgonit policorë u vërejtën edhe trupë-rojet e tij. Loading…
Kështu duket sot sheshi Skënderbeu. I ngulfatur nga mbeturinat që pjesëmarrësit në manifestimin e mbrëmshëm me rastin e 28 nëntorit, i lanë pas vete.
29 Nëntor 2018 / 10:04 Situata në qafën malore Strazhë dhe Pletvar sot në mëngjes paraqitet me reshje të dendura bore, ndërsa në Stojmirovë, Kërçovë dhe Kodrën e Diellit ka reshje të dobëta, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në rrugët e tjera shtetërore trafiku po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Loading…

