30 Nëntor 2018 / 15:27 Grupimi KB “Pellagonia” ku në Këshillin e Drejtorëve janë biznesmenët e paraburgosur Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski nga janari deri në shtator të këtij viti shënon humbje në punë prej tre milionë euro. Kombinati më i madh bujqësor e publikoi informacionin për bilancet e këqija në faqen e internetit të Bursës së Maqedonisë. Në dokumentin, megjithatë qëndron se për vitin rrjedhës KB “Pellagonia” ka të ardhura operative me vlerë prej 26 milionë euro dhe shënojnë rritje prej16 për qind në raport me vitin e kaluar. Por, për vitin 2018 kombinati është përballur me shpenzime më…
Author: almakos
30 Nëntor 2018 / 15:09 Investimet e huaja direkte për nëntë muaj të këtij viti janë 315.5 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Për një tremujor investimet e huaja janë zvogëluar për 11.5 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Popullore për tremujorin e tretë tregojnë se në korrik të hyrat nga kapitali i huaj kanë qenë 4.2 milionë euro, në gusht 22.7 milionë, ndërsa në shtator janë shënuar dalje e kapitalit të huaj në vlerë prej 31.3 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur të hyrat nga kapitali i huaj për nëntë muaj ishin vetëm…
30 Nëntor 2018 / 14:47 Shumica parlamentare nuk pret obstruksione nga opozita gjatë miratimit të teksteve të draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Zoran Zaev shprehet optimist se debati në seancën plenare të së shtunës do të jetë edhe më interaktiv se në mbledhjet kur hartoheshin tekstet e drafteve. Unë pres që të zotërojë fryma e debatit siç ishte në komisione. Bëhet fjalë për draft-amendamentet të cilat janë publike, janë dhënë sugjerimet të cilat i ndihmojë Qeverisë si propozues në proceset integruese gjatë fazës që pason. Për këto arsye unë besoj se ekziston mundësia që edhe deputet tjerë ta mbështesin miratimin…
30 Nëntor 2018 / 14:13 Kryeministri Zaev ideja e të cilit ishte pajtimi, pas mbledhjes së trupit parlamentar tha se edhe pse ekziston vullnet i mirë, partitë nuk duhet të kalojnë vijën e kuqe, ndikimin në gjyqësor. Takimi i sotëm nxori në pah idetë se si duhet të funksionojë pajtimi i nisur nga ngjarjet e 27 prillit, por vendimet e mundshme akoma po shqyrtohen. I pari i organi ekzekutiv vlerëson se për idetë për të cilat ka pajtueshmëri me partitë, duhet te shqyrtohen edhe me ekspertë. Atë që tani për tani mund ta themi është se kemi vullnet dhe dëshirë…
30 Nëntor 2018 / 13:39 Rrugët për tek fshatrat e malësisë së Sharrit sërish po kthehen në deponi të egra. Mbeturinat e hedhura vend e pa vend shihen gati në çdo kthesë të rrugës, ndërsa nuk kursehen as vendet me gjelbërim. Qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbetjet e amvisërisë por edhe mbeturinat inerte. E ndërkohë, faji për krijimin e këtyre deponive, si zakonisht mbetet jetim. Banorët kritikojnë institucionet se nuk vinë që ti marrin mbetjet ndërkohë Ndërmarrja Publike Komunale në këtë rast, kritikon disa banorë të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturinat vend e pa vend nëpër rrugë” Duhet organet kompetente të marrin…
30 Nëntor 2018 / 13:30 Kryeministri Zoran Zaev menjëherë pas takimit me Trupin për pajtim dhe integrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se është arritur pajtueshmëri për procesi e pajtimit dhe përgatitjen e një zgjidhjeje ligjore. “Dëshmuam vullnet politik, dëshmuam se jemi të përgatitur për një hap të këtillë”, tha Zaev, duke nënvizuar se duhet bërë dallim mes atyre që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit. Loading…
30 Nëntor 2018 / 12:52 Një ngjarje tragjike u regjistrua në Berat të Shqipërisë, ku një çift të moshuarish u gjetën të pajetë poshtë pallatit ku banonin. Burrë e grua me probleme shëndetësore, ishin transferuar në qytet disa muaj më parë, por nuk ishin ambientuar dhe sipas familjarëve shpesh herë u kërkonin fëmijëve t’i kthenin në fshatin ku jetonin më parë. Të moshuarit që i dhanë fund jetës në mënyrë tragjike e kishin paralajmëruar aktin ekstrem. Të vendosur në qytet vetëm 6 muaj më parë, ku jetonin të vetëm çifti 78 dhe 70 vjeçe nuk kishin arritur të ambientoheshin dhe…
30 Nëntor 2018 / 10:55 Marigona Marku zgjidhet ambasadore e Maqedonisë në SHBA. E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku ka punuar më herët në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. Kjo përzgjedhje është mëse e merituar pasi në SHBA, gjegjësisht në shtetin e New Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibran është binjakëzuar me Komunën e Dibrës, biles ajo thirret edhe si Dibra e tretë, pas Dibrës së vogël të Peshkopisë. Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë…
30 Nëntor 2018 / 10:13 Një aksident i rënë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin Krste Misirkov, në kalimin e këmbësorëve përballë Akademisë së Shkencave. Si pasojë e këtij aksidenti ku dy vetura janë goditura kokë më kokë, kanë mbetur të plagosur 4 persona, të janë dërguar menjëherë në qendrën spitalore për mjekim. Trafiku në këto momente është i rënduar në këtë aks, por nuk ka ndërprerje të tij. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Loading…
Grupi interpartiak parlamentar për integrim, reforma dhe pajtim sot duhet të mbajë takimin e dytë, ku i ftuar është edhe kryeministri Zoran Zaev për të shpjeguar pikëpamjet e tij.
30 Nëntor 2018 / 8:16 Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ftohtë dhe i vranët gjatë gjithë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 0 deri në 3 gradë të mëngjesit, ndërsa ato ditore nuk do të kalojnë 5 gradë celsius. Loading…
29 Nëntor 2018 / 21:25 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sonte në emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat ka mohuar mos marrëveshjet brenda koalicionit BDI-LSDM në lidhje me shfuqizimin gjegjësisht “transformimin” e shtesës për fëmijën e tretë. Unë edhe në Qeveri dëgjoj por edhe në Kuvend. Unë jam takuar edhe me deputetët pardje kur isha në Kuvend edhe me ministrat shihemi vazhdimisht dhe nuk ka qëndrim se nuk do të mbështetet. Ne diskutojmë me argumente. Ata i krijojnë argumentet e tyre, ne argumentet tona dhe debatojmë për këtë çështje. Ende jemi në proces të dialogut sa i…

