30 Nëntor 2018 / 14:47
Shumica parlamentare nuk pret obstruksione nga opozita gjatë miratimit të teksteve të draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Zoran Zaev shprehet optimist se debati në seancën plenare të së shtunës do të jetë edhe më interaktiv se në mbledhjet kur hartoheshin tekstet e drafteve.
Unë pres që të zotërojë fryma e debatit siç ishte në komisione. Bëhet fjalë për draft-amendamentet të cilat janë publike, janë dhënë sugjerimet të cilat i ndihmojë Qeverisë si propozues në proceset integruese gjatë fazës që pason. Për këto arsye unë besoj se ekziston mundësia që edhe deputet tjerë ta mbështesin miratimin e ndryshimeve kushtetuese- deklaroi Zaevi.
Edhe kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pret obstruksione nga partia opozitare. Duke u thirrur në afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, Xhaferi vlerëson se debati do ecë me dinamikën e paraparë dhe se nuk do të ketë nevojë për sensacion gjatë procesit. Pas miratimit të teksteve, Qeveria do të duhet ta përcaktojë periudhën e diskutimit publik. Pas diskutimit, deputetët do të kenë të drejtë që të paraqesin amendamente ndaj propozim-amendamenteve. Kah mesi i muajit janar parashikohet seanca për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat do ta përshtatin aktin më të lartë juridik me marrëveshjen e Prespës.
Adrian Kerimi
Loading…


