30 Nëntor 2018 / 14:13
Kryeministri Zaev ideja e të cilit ishte pajtimi, pas mbledhjes së trupit parlamentar tha se edhe pse ekziston vullnet i mirë, partitë nuk duhet të kalojnë vijën e kuqe, ndikimin në gjyqësor. Takimi i sotëm nxori në pah idetë se si duhet të funksionojë pajtimi i nisur nga ngjarjet e 27 prillit, por vendimet e mundshme akoma po shqyrtohen. I pari i organi ekzekutiv vlerëson se për idetë për të cilat ka pajtueshmëri me partitë, duhet te shqyrtohen edhe me ekspertë.
Atë që tani për tani mund ta themi është se kemi vullnet dhe dëshirë por duhet ditur se nuk guxojmë t’i shkelim vijat e kuqe. është shumë me rëndësi që të mos na shkoj në mendje që të ndikojmë në sistemin gjyqësor. E dini që reformat në gjyqësor janë imperativ shumë i rëndësishëm për proceset integruese në NATO dhe BE. Duhet të kufizohet çfarë është dhunë dhe dhunë fizike, organizim dhe paramendim apo çfarë është ajo që nënkupton pjesëmarrje në trumë, të manipulohet etj. Të gjithë mund të konstatojmë se “cenim terrorist i rëndit kushtetues” nuk është vepër që mund t’i përfshijë të gjithë- deklaroi Zoran Zaev.
Javën e ardhshme priten propozime konkrete se si do të veprohet më tej.
Deri të martën nëngrupet do të definohen, t’i shqyrtojnë kompetencat e tyre të punës, të dalin me propozime dhe zgjidhje konkrete çdo nëngrup në kuadër të domenit të tyre dhe përfundimisht t’i japim drejtim procesit- tha Emilija Aleksandrova, Deputete e VMRO-DPMNE-së.
Burime nga trupi për pajtim bëjnë të ditur se dilema mbetet në veprat të cilat do t’i amnistojë Ligji për pajtim dhe falje, respektivisht frika që të mos vihet në situatë që të amnistohen vepra të caktuara, ndërsa Prokuroria Publike më pas të ngrit akuzë tjetër e cila nuk përfshihet në ligj. Ajo që dihet dhe që është konfirmuar kryesisht nga 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja është se Ligji për pajtim dhe falje duhet të miratohet para miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Paralelisht me faljen do të punohet edhe në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe pakon e ligjve reformuese.
Adrian Kerimi
Loading…


