Author: almakos

1 Dhjetor 2018 / 17:18 Procesi i pajtimit në Kuvend nisi me dyer të mbyllura për gazetarët. Mbledhja e nëngrupit për falje dhe pajtim në mbledhjen e parë do të caktojë numrin e anëtarëve, rregulloren e punës dhe organizimin e procesit të pajtimit. Deputeti Zekir Ramçilloviq i cili udhëheq grupin për falje theksoi se deri në fund të dhjetorit do të ketë zgjidhje ligjore sa i përket pajimit, duke filluar nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend dhe më pas. Të hënën do të mblidhet nëngrupi për reforma ndërsa të martën do të ketë mbledhje të përbashkët të trupit parlamentar për…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 17:13 Kuvendi filloi debatin për miratimin e teksteve të draft-amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se mbetet i hapur për proces inkluziv, duke kërkuar nga të gjithë deputetët që të ndërhynë në fazën e amendimit. [embedded content] I qëndroj fjalës sime se mbetet e hapura mundësia për proces inkluziv në fazat e ardhshme të ndryshimeve, gjithmonë në shpirtin e marrëveshjes së Prespës. Jam i bindur se ju deputetët, si të zgjedhurit e popullit do ta zbatoni me sukses procesin e ndryshimeve kushtetuese duke u thirrur në përgjegjësi dhe interesin e qytetarëve për të ardhmen…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 17:00 Porti i qytetit në Ohër ngadalë po rrënohet. Janë dëmtuar disa nga murrët mbështetës ndërsa një pjesë e gurëve kanë lëvizur. Pronarët e anijeve dhe varkave thonë se institucionet nuk kanë ndërmarr asgjë deri më tani edhe pse për këtë problem janë alarmuar prej kohësh. [embedded content] Është rrënuar dhe prishur nga valët e mëdha që ishin. Kaloi vera dhe ja zuri edhe dimri dhe asgjë nuk është bërë”. – theksoi Iraklija Kanevçe, varkëtarë Porti është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu këtë rajon në pranverë dhe nivelit të lartë të ujit…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 15:59 Nëse Nikolla Gruevski në mënyrë ekspres për vetëm disa ditë mori azil politik në Hungari, të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski assesi të fillojnë me procedurën për azil në Greqi. Procesi është bllokuar për shkak se komisioni në Selanik që duhet ta shqyrtojë aplikimin e tyre, s’mund të sigurojë përkthyes zyrtar në gjuhën maqedonase. Ish zyrtarët e DSK-së për shkak të frikës nga revanshi politik dhe dyshimi për gjykim jokorrekt, kërkuan që Greqia t’u sigurojë mbrojtje politike nga Qeveria e Zoran Zaevit. Ata dorëzuan kërkesë për azil që para pesë apo gjashtë muajve, por…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 15:43 Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë pohon se është e mundur që bisedat e linjave telefonike fikse në institucion të jenë regjistruar para datës 30 shtator 2016. Ka indikacione që tregojnë se regjistrimi ka zgjatur nga prokurimi dhe instalimi i pajisjeve, domethënë nga viti 2013. Në këtë drejtim, po kontrollohet nëse bisedat e regjistruara janë fshirë ose transferuar në një pajisje tjetër. ” theksoi Elizabeta Nedanovska – zëdhënëse e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë Derisa është e qartë se prokuroria ka një bazë të madhe bisedash të regjistruara pa dijeninë e prokurorëve, gjasat janë…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 15:30 Debatin për çështjen e emrit e kaluan në debat për emrin e grupit parlamentar. VMRO-DPMNE-ja kërkoi nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi që grupi i deputetëve i përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja të mos thirret si grup i VMRO. Koordinatori i partisë opozitare kërkoi nga kreu i ligjvënësit që të ndërmerr masa në pajtim dhe Rregulloren. Ju lus qe kolegët nga opozita t’i quani si të pavararur sepse nuk ka mundësi që Qeveria të krijojë opozitë dhe të debatojë me to”. – u shpreh Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së Ndaj kërkesës së VMRO-DPMNE-së, reaguan deputetët e përjashtuar…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 15:14 Tre të arrestuar, dy lokale të dëmtuara nga predhat e plumbave dhe disa makina të dëmtuara, është bilanci i përleshjes që ndodhi mbrëmë me armë zjarri në bulevardin Iiria në Tetovë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga sektori i punëve të brendshme i Tetovës, nga ku informojnë se, në këtë përleshje me kallashnikovë, kanë qenë të involvuar më shumë persona.  Pas një zënke paraprake në kazino, ndërmjet personit me iniciale H.M. 34 vjeç, në njërën anë,  D.M. 43 vjeç  nga fshati Llacë, dhe B.D. 43 vjeç nga Tetova në anën tjetër, kanë dalë jashtë në…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 14:54 Pas incidentit të armatosur i cili ka ndodhur natën e kaluar në qytetin e Tetovës, ka reaguar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së nënjë postim në rrjetin social Facebook. Ai në postimin e tij shkroi se shqiptarët nuk fituan asgjë përveç pikëllimit. NUK KA siguri, por ka gjuajtje, NUK KA ekonomi, por krim, NUK KA shpresë, por shpërngulje. Shqiptarët çdo itë po dëshpërohen nga Qeveria e Zaevit, njejtë sikur edhe Maqedonasit. DORËHEQJE!, ka shtuar për në fund deputeti i VMRO-DPMNE-së Vladimir Gjorçev. Ja dhe postimi origjinal në rrejtin social Facebook: Loading…

Lexo më Shumë

epaselect epa05838329 Macedonian construction workers take a break in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 09 March 2017. EPA/GEORGI LICOVSKI 1 Dhjetor 2018 / 12:42 Banka Popullore sot ka njoftuar se investimet e huaja direkte për nëntë muaj të këtij viti janë 315.5 milionë euro. Për një tremujor investimet e huaja janë zvogëluar për 11.5 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Popullore për tremujorin e tretë tregojnë se në korrik të hyrat nga kapitali i huaj kanë qenë 4.2 milionë euro, në gusht 22.7 milionë, ndërsa në shtator janë shënuar dalje e kapitalit të huaj në vlerë…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 11:57 Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim gjashtë të tjerë në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tetovë. Një zënkë mes dy grupeve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit që për fat të mirë nuk solli të plagosur apo viktima. Zënka mes dy grupeve ka filluar brenda një kazinoje që gjendet në qendër të Tetovës dhe ka qenë verbale, për të kaluar më pas në zënkë fizike. Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi tha mbrëmë se kishte patur incident në qendër…

Lexo më Shumë