1 Dhjetor 2018 / 17:18
Procesi i pajtimit në Kuvend nisi me dyer të mbyllura për gazetarët. Mbledhja e nëngrupit për falje dhe pajtim në mbledhjen e parë do të caktojë numrin e anëtarëve, rregulloren e punës dhe organizimin e procesit të pajtimit. Deputeti Zekir Ramçilloviq i cili udhëheq grupin për falje theksoi se deri në fund të dhjetorit do të ketë zgjidhje ligjore sa i përket pajimit, duke filluar nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend dhe më pas. Të hënën do të mblidhet nëngrupi për reforma ndërsa të martën do të ketë mbledhje të përbashkët të trupit parlamentar për pajtim dhe integrim.
ALSAT
Loading…


