Author: almakos

2 Dhjetor 2018 / 19:56 Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot miratuan me 65 vota “për” dhe 18 kundër amendamenti që parashikon futjen e marrëveshjes Kornizë të Ohrit në Preambulën e Kushtetutës dhe ndryshimin e fjalëve “vendimet e KAÇKM-së” me fjalët “Shpallja nga seanca e parë e KAÇKM-së”. Përveç deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së që kanë qëndrime diametralisht të kundërta për këtë amendament, në debat u kyç edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. “Ne insistojmë që shtet në Preambulë të definohet si shtet multietnik. Dhe besoj se secili subjekt politik në Kuvend e ka thënë në një mënyrë…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 16:59 Kryeministri Zoran Zaev nuk e konsideron problematike që disa institucione shtetërore janë furnizuar apo mund të furnizohen në të ardhmen me centrale telefonike që mund edhe t’i regjistrojnë bisedat. Në valën e aferës për përgjimin e Prokurorisë publike dhe Gjykatës Penale, ai tha se problemi qëndron në faktin se kur dhe si është shfrytëzuar opsion për regjistrimin e bisedave dhe kush ka pasur njohuri për një gjë të tillë. [embedded content]  Sistem përgjimi keni edhe ju në telefonin tuaj, edhe unë në telefonim tim. Çështja është a abuzoj me këtë apo jo. Nëse dikush merr…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 16:44 Nuk  ka iniciativë për rikonstruimin e Qeverisë, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se nga Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim apo nuk kanë dërguar ndonjë kërkesë për largimin e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendës kryetarit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Likës. Kryeministri Zaev shtoi se nuk është i kënaqur me punën e Hazbi Likës dhe tha që do të ishte shumë mirë nëse të gjithë paraqiten nëpër vendet e tyre të punës dhe kryejnë obligimet e tyre. [embedded content]  Nuk mund të jem i kënaqur…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 16:31 Regjistri qëndror është shfajësuar si institucion nga të gjitha akuzat që janë bërë per ndryshimin e dy emrave të shkollave fillore në Çair “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov” që të njejtat të riemërohen në “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”. Nga ky institucion njoftojnë për Alsat se tashmë dy vjet të plota askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka shprehur interesim për të kuptuar më shumë se ku mbeti procedura e nisur për ndryshimin e emrave të shkollave në fjalë. Alsat dorëzoi kërkesë deri te Regjistri qendror për qasje në informacionet lidhur me këtë problematikë e ku…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 15:23 Me 67 vota për, 23 kundër dhe 4 të përmbajtur Kuvendi miratoi tekstin e draft-amandamentit i cili parashikon ndryshimin e emrit Kushtetues të vendit nga “Reublika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ashtu siç kishin paralajmëruar deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja votuan të përmbajtur. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska me akuza të rënda ndaj Qeverisë mbi ndryshimet Kushtetuese. Kjo Qeveri nënshkroi dhe u pajtua që ne të kemi formulim të ri, emërtim të ri dhe formim të ri si popull. Popull pa histori. Ja, kjo është ajo që fshihet pas ndryshimeve Kushtetuese, dhe…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 15:17 Sektori i biznesit në Maqedoni mund të marrë goditje nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian apo procesi i njohur si Brexit. Megjithatë kostoja ndaj marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve do të varet nga pakti i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga familja e madhe evropiane respektivisht nëse do të mbeten në lojë rregullat e vjetra për tregti të lirë. Nëse dështon marrëveshja që u arrit mes Britanisë dhe BE-së, biznesmenët druajnë se pasojat do të ishin shumë serioze pikërisht për shkak të uljes së eksportit. Britanikët njihen si popull konsumator, megjithatë fakti…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 14:38 Në debatin e pasdites në Kuvend për draft amendamentin të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë shkëmbyer akuza mes vete për atë se kush po krijon ndasi në shoqërinë e Maqedonisë, duke mos hequr dorë nga qëndrimet tashmë të shprehura “për” dhe “kundër” ndryshimit të  emrit me qëllim të anëtarësimit në BE dhe NATO. Deputeti Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja, mes tjerash, pyeti se çka do të bëjë Qeveria nëse Greqia nuk e pranon Marrëveshjen e Prespës dhe a do të fillojnë përsëri ndryshimet kushtetuese.…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 12:54 Gjykata shfuqizon masën e paraburgimit për Mijallkovin për rastet “Target-Fortesa” Paraburgimi për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për rastin “Target-Fortesa” është shfuqizuar me propozimin e PSP-së. Nga atje thonë se PSP në të një kohë kur kanë kërkuar 30 ditë paraburgim për lëndën “Perandoria” kanë propozuar që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit Mijallkovit për akuzën e përgjimeve të mëdha, ndërsa gjykata e ka pranuar atë. Kjo do të thotë se Mijallkovit i ngel në fuqi masa e 30 ditë paraburgim e cila iu caktua mbrëmë për lëndën “Perandoria”, ndërsa masa e paraburgimit për lëndët “Shënjestra-Fortesa”…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 8:51 Seanca parlamentare mbi draft-amendamentet për ndryshime kushtetuese është paralajmëruar që do të vazhdojë edhe sot. Kuvendi i Maqedonisë sot do të vazhdojë debatin për amendamentet e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga marrëveshja e Prespës. Gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese deputetja Ane Llashkoska nga VMRO-DPMNE theksoi se ajo nuk do të komentojë asgjë nga teksti i propozim amendamenteve, sepse beson se Kushtetuta nuk duhet të hapet dhe ndryshohet, me qëllim që të ndryshojë emrin kushtetues të vendit, do të respektojë vullnetin e atyre që kanë dhënë besimin e tyre. Ndërsa Nikolla Dimitrov duke ju replikuar deputetëve…

Lexo më Shumë

2 Dhjetor 2018 / 0:23 Ish-drejtori i Shërbimit të Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov sonte iu vazhdua paraburgimi për 30 ditë në rastin e fundit të PSP-së “Imperia” mëson Alsat. Mijallkov nga burgu hetues i Shutkës në gjykatën penale u paraqit dje rreth orës 14:00. Kundër tij po zhvillohet procedurë gjyqësore nga PSP.  Ai është një nga 13 të dyshuarit në rastin e fundit të PSP -së “Imperia”. Ish kreu i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, po gjykohet për katër raste. Mijalkov u arrestua më 20 tetor në rastin “Fortesa”. ALSAT Loading…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 19:07 Në MPB para gati një ore është thirrur pres-konferencë nga Ministri i Punëve të Bredshme Oliver Spasovski. Mbremjen e djeshme u publikua edhe një skandal në rrjedhën e përgjimeve të paligjëshme. Kryeministri Zaev sot ka thirrur në përgjegjësi dhe informoi se prej në pranverë po punohet për zbardhjen e përgjimeve të prokurorisë. Për përgjimet e paligjëshme në Prokurori Mickovski i drejtoi gishtin Kryeministrit Zaev. Nga Prokuroria Themelore theksuan se egzistojnë dyshime për përgjime qysh në vitin 2013. Loading…

Lexo më Shumë

1 Dhjetor 2018 / 18:58 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot nëpërmjet një konferencë për shtyp sqaroi për përgjimet në Prokurorinë Publike të cilët dje dolën në opinion.  Ai tha se duhet të sigurohem dëshmi konkrete për këtë, që nga fillimi nga blerja dhe instalimi i pajisjeve dhe për këtë janë kyçur të gjitha strukturat. Sipas Spasovski MPB që nga vera ka pasur njohuri për përgjimet dhe se kanë informuar Prokurorinë dhe kur erdhi momenti i duhur e publikuam për opinionin. Spasovski e konfirmoi se pajisjet kanë qenë të montuara që në vitin 2013 dhe se janë rezultat…

Lexo më Shumë