2 Dhjetor 2018 / 16:44
Nuk ka iniciativë për rikonstruimin e Qeverisë, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se nga Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim apo nuk kanë dërguar ndonjë kërkesë për largimin e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendës kryetarit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Likës. Kryeministri Zaev shtoi se nuk është i kënaqur me punën e Hazbi Likës dhe tha që do të ishte shumë mirë nëse të gjithë paraqiten nëpër vendet e tyre të punës dhe kryejnë obligimet e tyre.
Nuk mund të jem i kënaqur me një njeri që shkon në punë ndonjëherë dhe ndonjëherë jo. Do të isha më i lumtur nëse vijmë të gjithë në punë vazhdimisht” – theksoi Zoran Zaev- Kryeminstër
ALSAT
Loading…


