4 Dhjetor 2018 / 10:59 Përveç kreut të Kuvendit Talat Xhaferit, në Prokurorinë për krim të organizuar, në rolin e dëshmitarit është paraqitur edhe nënkryetari i Parlamentit Goran Misovski, për të dëshmuar në lidhje me natën e 27 prillit. Besian Leka Loading…
Author: almakos
[embedded content] 4 Dhjetor 2018 / 10:40 Në rast se Marrëveshja e Ohrit nga viti 2001 duheshe të sjell integrim më të madh të shqiptarëve në shoqëri, tendencat dhe rezultatet nga procesi i arsimit në Maqedoni janë plotësisht denigruese. Situatat konfliktuoze nëpër shkolla janë zgjidhur me ndarje të plotë të nxënësve shqiptarë dhe maqedonas madje edhe në objekte të veçanta edhe pse nën ombrellën e subjektit të njëjtë juridik. Kjo ndoshta ka ulur numrin e rrahjeve në baza etnike por edhe ka pamundësuar kontaktet mes mocanikëve nga bashkësi të ndryshme etnike. Vallë a është koha për një qasje ndryshe, dhe…
4 Dhjetor 2018 / 10:26 Është anuluar takimi i sotëm i grupit punues për pajtim. Siç ishte planifikuar takimi duheshe të fillojë nga ora 11.30, ndërsa i njëjti kishte për qëllim të zgjedh kryetarin e këtij trupi punues. Siç pritet ky grup do të ketë sfidën më të rëndë, sepse duhet të vendosin se si do të përfundojë procesi për pajtim i të akuzuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 Prill vitin e kaluar dhe me të, të arrihet konsensus i brendshëm. Ky trup Punues është njëri nga tre të formuarit për qëllim efikasitetin e punës të trupit Koordinativ parlamentar…
4 Dhjetor 2018 / 9:42 Kryeministri Zoran Zaev ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Vizitën zyrtare në Zagreb, kryeministri Zaev e filloi me takim me homologun e tij, kryeministrin e Kroacisë Andrej Pllenkoviq, ku më pas vazhduan takime në nivel të delegacioneve qeveritare. Zaev shprehu falënderime deri te qytetarët e Republikës së Kroacisë, kolegut të tij dhe mikut të tij, kryeministrit Andrej Pllenkoviq, deri te Qeveria, për mbështetjen e sinqertë, të vazhdueshme dhe të fuqishme që e japin ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në integrimin drejt BE-së dhe NATO-s. Kryeministri Zaev theksoi mbështetjen e rëndësishme të Kroacisë…
3 Dhjetor 2018 / 18:18 Grupi i punës për integrim dhe ai për reforma, të cilët funskionojnë në kuadër të trupit koordinues për pajtim, kanë realizuar mbledhjet e para ku janë diskutuar detyrat përkatëse. Grupi për integrim ka biseduar për fazën e debatit publik që do të zhvillohet përpara përpilimit të amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese. Grupi për reformat, nga ana tjetër, i propozon Qeverisë përpilimin e shpejtë të propozim-ndryshimeve për rreth 20 ligje dhe miratimin e tyre në Kuvend brenda këtij muaji. Grupet e punës u formuan në kuadër të trupit koordinues për pajtim, qëllimi i të cilit është koordinimi…
3 Dhjetor 2018 / 17:54 U miratuan me shumicë votash dy draft-amendamentet e mbetura për ndryshimet Kushtetuese. Draft-amendamenti i cili parashikon mos-cënimin e kufijëve të shteteve fqinje kaloi me 64 vota “për” kurse ai për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe kujdesin ndaj shtetasve që jetojnë jashtë vendit, kaloi me 66 vota “për”. Të përmbajtura përsëri votuan dy deputetet e ndara të VMRO-DPMNE-së, Emilija Aleksandrova dhe Vladanka Aviroviq, të vetmet që ishin prezente nga grupi i ndarë prej tetë deputetësh. Pas këtij votimi përmbyllet faza e dytë e procedurës për ndryshim të Kushtetutës dhe fillon faza e debatit publik…
3 Dhjetor 2018 / 17:37 DSK në koordinim me grupe kriminale ka planifikuar hyrjen me dhunë në Kuvend me 27 prill. Kështu njëri nga të akuzuarit për dhunën në Kuvend, Stefan Mlladenovski tregoi se me muaj të tërë ishte përgatitur ndërhyrja në shtëpinë ligjdhënëse. Në dëshminë e tij Mlladenovski tha se i akuzuari tjetër Aleksandar Vasilevski i njohur si Ninxha ka udhëhequr me grupin kriminal dhe se që nga vitit 2016, kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme, kishin përgatitur skenar që VMRO DPMNE-ja të mos e humbë pushtetin. Ai tha se urdhrat e DSK-së ishin që me çdo kusht partia…
3 Dhjetor 2018 / 16:15 Tabelat me emrat jozyrtar të dy shkollave fillore në Çair “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali” do të mbeten të varuara në hyrje të shkollëve pavarësisht të ngecjeve në procedurën për ndryshimin e emrave të tyre. Pas sqarimit nga Regjistri Qëndror se nuk ka asnjë kërkesë nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e emrave zyrtar “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov”, udhëheqësit e shkollave në fjalë u shprehen të revoltuar për punën me përgatitjen e dokumentacionit që duhet ta nisin nga fillimi. Do të kemi punë që procedura të fillojë prej në fillim, si me dokumentacionin, si…
3 Dhjetor 2018 / 15:50 Që mos të përsëritet ngordhja e peshkut nga lloji i cironkës, shërbimet përkatëse duhet ta zgjerojnë dhe thellojnë kanalin Studençishtë ndërsa kryetari i komunës të drejtohet deri tek Ministria e Ekologjisë që të ndërmerren masa parandaluese për pengimin e ngordhjes së kësaj specie të peshkut. Në bashkëpunim me kompaninë ELEM duhet të formohet grup pune që do të japë rekomandime për tejkalimin e problemit dhe ndryshime të rregullativës aktuale ligjore, si dhe marrjen e lejes për peshkim nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit me ujëra. Të gjithë që janë të përfshirë në rregullimin e…
3 Dhjetor 2018 / 15:47 U miratua edhe draft-amendamenti i cili parashihet të rregullojë mos-cënimin e kufijëve të Maqedonisë, pas zbatimit të marrëveshjes me Greqinë. Opozita në Kuvend vazhdoi ta konsiderojë marrëveshjen të dëmshme dhe kërkoi nga pushteti që të mos mveshë me përgjegjësi deputetët për pasojat që do të mbartë ajo. Votimi kaloi me shumicë prej 64 votash “për” kurse dy deputetet e ndara të VMRO-DPMNE-së, Emilija Aleksandrova dhe Vladanka Aviroviq, të vetmet që ishin prezente nga grupi i ndarë prej tetë deputetësh, përsëri votuan “të përmbajtura”. Gjatë debatit për draft-amendamentin për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore, deputeti…
3 Dhjetor 2018 / 15:29 Prokuroria Publike nuk jep detaje të reja rreth skandalit me përgjimin e centralit telefonik. Sqaruan shkurtimisht se është duke vepruar dhe hetuar se kush ka dhënë autorizimin për t’i regjistruar bisedat e brendshme të prokurorëve, kush i ka përgjuar dhe kush ka pasur qasje deri te ato. Do të kontrollohet edhe nëse gjatë furnizimit publik të centralit në vitin 2013 njëri prej kushteve ka qenë që të regjistrohen bisedat në një hard disk të veçantë. Central i këtillë është instaluar edhe në Gjykatën Penale. ALSAT Loading…
3 Dhjetor 2018 / 14:57 Suared Alishan është njëri ndër personat e shumtë me pengesa në shikim. Thotë se për çdo ditë përballet me shumë probleme, pritja në semaforë, stacionet e autobusëve por edhe probleme me infrastrukturën rrugore. Një ndër problemet kryesore mbetet mungesa e kuadrit për arsimimin e personave të verbër. Fillimisht ne nuk kemi kuadër, na mungon kuadri i duhur që mund ti edukoj fëmijët. Stacionet e autobusëve nuk janë të rregulluar ashtu që të përdoren nga personat me aftësi të kufizuar. Me të vërtetë kjo duhet të rregullohet, të gjenden mënyra se si të rregullohet kjo” –…

