5 Dhjetor 2018 / 15:31 Qeveria e di se mungojnë 35% e rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës dhe kërkon zgjidhje për problemin, pohon zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski. Ndonëse tri kompanitë e naftës OKTA, Lukoil dhe Makpetrol në dy vitet e fundit refuzojnë t’i ruajnë rezervat shtetërore të naftës për shkak se shteti nuk u paguan kompensim dhe prandaj janë zvogëluar rezervat shtetërore, nga Qeveria pohojnë se situata nuk është alarmante. Janë duke punuar në ndryshimet e Ligjit për derivate të detyrueshme të naftës, meqë me Ligjin e ri të energjetikës që është miratuar para pesë muajve,…
Author: almakos
5 Dhjetor 2018 / 15:17 Kuvendi do të duhet që së shpejti të vendosë për zgjedhje të reja për kryetar komunash në Dibër dhe në Novo Sellë. Konstatimi për nevojën e zgjedhjeve të reja është bërë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe dorëzohet nga ekzekutivi për në legjislativ. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale një ditë më parë prezantoi informacion për vendimin për pushim të mandateve. Kjo do të thotë se procedura më tej vazhdon në Kuvend dhe aty duhet të vërtetohet data, koha dhe rrethanat për zgjedhjet, kuptohet, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”- Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë . Nga…
5 Dhjetor 2018 / 12:40 Grupi parlamentar i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, realizoi një takim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Gjatë takimit grupi i pavarur ka marrë mbështetje të fortë lidhur me proceset e vendit drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Përfaqësuesit e BE-së kanë inkurajuar grupin e deputetëve të pavarur duke nënvizuar se ata janë në rrugën e vërtetë, rrugë nëpër të cilën duhet të hapëroj Republika e Maqedonisë. Gjatë takimit është biseduar edhe rreth “Trupit për pajtim”. [embedded content] Loading…
5 Dhjetor 2018 / 12:07 Ish-kryeministri Nikola Gruevski, raportohet të ketë kërkuar ndihmën e personaliteteve me më shumë ndikim në Bashkimin Evropian për të shmangur dënimin e tij me burg, përmes një letre dërguar atyre më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për azil politik. Në letër, Gruevski i shkruan komisionerit europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, komisioneres për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç dhe kryetarit të Partive Popullore Europiane (PPE), Joseph Doll. Letra është publikuar nga një medie…
5 Dhjetor 2018 / 11:40 Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar, ndërsa gjykata ka miratuar paraburgim 30 ditorë për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, për rastin “Titanik”. Kërkesa për paraburgim për rastin në fjalë vjen pasi ditë më parë Kuvendi i hoqi imunitetin Gruevskit. Gjykata miratoi kërkesën e PSP-së dhe Gruesvkit i cili është në arrati iu shqiptua masa e paraburgimit 30 ditorë.Ndryshe seanca e sotme gjyqësore për këtë rast filloi me një orë vonesë, për shkak se me vonesë u sollën nga Burgu i Shutkës dy të akuzuarit e tjerë Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski. Loading…
5 Dhjetor 2018 / 10:14 Fillon faza e tretë e procedurës për ndryshimet kushtetuese në harmonizimin me Marrëveshjen e Prespës. Sot në Qeveri do të organizohet debati i parë nga pesë debatet publike për katër draft-amendamentet kushtetuese. Pas pesë ditëve Qeveria duhet të dorëzojë raportin përfundimtar në Kuvend dhe më pas kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në harkun kohor prej 30 ditësh duhet të caktojë seancë plenare, në të cilën është e nevojshme shumicë prej dy të tretave për miratim përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese. Loading…
5 Dhjetor 2018 / 9:56 Gjykata Penale në një procedurë paraprake i ka caktuar paraburgim prej tridhjetë ditëve, drejtorit për siguri dhe kundërzbulim (DSK), Vladimir Atanasovski, për shkak të përfshirjes në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Loading…
5 Dhjetor 2018 / 9:43 Qeveria prej sot do të fillojë debati publik për draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Në diskutimin e parë i cili është paralajmëruar për në ora 16.00 në hapësirat e Qeverisë, do të flasin Kryeministri Zoran Zaev dhe profesorët, Vlado Popovski dhe Lubomir Frçkovski. Në ora 17.00 fillon protesta e paralajmëruar e opozitës, që do të mbahet çdo të mërkure në Shkup, e cila do të fillojë nga selia e partisë së VMRO-DPMNE-së, duke përfunduar para Qeverisë. Loading…
5 Dhjetor 2018 / 7:14 Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe erë të fortë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë edhe reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri 8 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 8 deri 10 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësi dhe kushte për reshje të shiut. Loading…
4 Dhjetor 2018 / 23:47 Në emisionin “Programi 200”, Janushev tha se ish-lideri i partisë së tij opozitare VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski vazhdon të jetë kryetar nderi i partisë dhe sqaron edhe arsyet pse vazhdon të jetë kryetar nderi edhe pse tashmë ai është në arrati. Është evidente se një numër i madh i njerëzve nuk e kanë vërejtur këtë moment. Momenti i marrjes së titullit, kryetar nderi, zhvillohet në Kongres. Mendojmë se është joserioze që të konvokojmë Kongres vetëm sa për të bërë një hap të tillë. Në fund të fundit edhe Lubço Georgievski ende është kryetar nderi…- tha Janushev…
4 Dhjetor 2018 / 22:55 Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së , në emisionin “200” hodhi poshtë akuzat se VMRO-DPMNE-ja është përfshirë në ngjarjet e “27 prillit”. Askush nga VMRO-ja nuk ka organizuar asgjë më 27 prill? Ne kemi numër të madh të anëtarësisë. Nëse dikush që ka qenë pjesë e ndonjë rasti të pakëndshëm më 27 prill, pas dhe para 27 prillit, a ka qenë anëtarë ose jo i VMRO-DPMNE-së, kjo nuk mund të barazohet me veprimin e partisë. Nëse dikush ua thyen juve automobilin ose ju futet në shtëpi dhe nëse ai është anëtarë i VMRO-DPMNE-së, a…

