8 Dhjetor 2018 / 16:16 Pasi Presidenti Gjorge Ivanov pranoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të tij, Boris Josifovski, ka qenë në selinë e VMRO DPMNE-së, në mbrëmjen e 27 prillit kur ndodhi dhuna në Kuvend, nga partia thanë se Josifovski si anëtari i tyre është gjithmonë i mirëseardhur. Personalisht unë nuk e kam parë Boris Josifovskin atëherë në selinë e VMRO DPMNE-së, por mund të konfirmoj që Boris Josifovski është një anëtar shumëvjeçar i VMRO DPMNE-së, që nga strukturat e Unionit të forcave të reja, si Sekretar i Përgjithshëm i saj, ndoshta më shumë se 15 vjet më…
Author: almakos
8 Dhjetor 2018 / 15:15 Kompanitë të cilat do të heqin dorë nga norma e interesit do të japin një zbritje në borxhin bazë prej 15 për qind, do të jenë në listën e prioriteteve për pagesën nga shteti. Zgjidhja ligjore që qeveria ka hartuar për të mbuluar gjysmën e borxheve të akumuluara të komunave do të jetë në fuqi deri në ditën e fundit kalendarik të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, krerët e komunave kanë një detyrim që t’i përdorin në mënyrë racionale paratë e dhuruara të shtetit, përndryshe do të gjobiten nga 1 deri në 5 mijë euro.…
8 Dhjetor 2018 / 14:10 Fshatrat e Komunës së Dollnenit përballen me probleme të shumta infrastrukturore. Ata ndjehen të lënë pas dore si nga pushteti qendror, ashtu edhe nga autoritetet lokale. Banorët e fshatit Zhitosh që graviton në këtë Komunë, kërkojnë kushte për një jetë normale, parasëgjithash riparimin e rrugëve që të mund të lëvizin lirshëm. Siç e shihni edhe vetë, rrugët që janë në kompetenca të shtetit, janë rrugë katastrofale. Ka shumë gropa. I bëjmë apel Ministrisë së Transportit t’i sheh këto fshatra sepse janë lënë anash për së tepërmi dhe duhet të vizitohen”- tha Lavrdim Jusufi , banor i…
8 Dhjetor 2018 / 13:02 Policia në shtëpinë e një të mituri 16-vjeçar në Gostivar në fshatin Sencë ka gjetur armë që dyshohet se janë përdorur gjatë një vjedhje. I mituri dhe babai i tij janë ndaluar nga policia. Nga Ministria e Brendshme thonë se dje në periudhën prej orës 15.50 deri në orën 17.40 në fshatin Sence të Gostivarit, pas urdhrit nga Gjykata Themelore e Gostivarit, në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale në Gostivar policia ka kontrolluar shtëpinë në të cilën jetonte i mituri 16 vjeçar. Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë…
8 Dhjetor 2018 / 12:00 Kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij të punës në Portugali, u takua me homologun e tij Antonio Costa. Zaev, siç u njoftua nga shërbimi i shtypit qeveritar, e vlerësoi takimin si një mundësi të shkëlqyeshme për të përmirësuar marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Portugalisë në nivelin më të lartë. Ai ftoi Kryeministrin portugez Kosta të vizitojë vendin tonë. Në takim e parë në nivel të kryeministrave mes vendeve, Zaev dhe Kosta dhanë qëndrim të përbashkët se të dy vendet përfaqësojnë interesa identike kur është fjala për disa nga çështjet globale, europiane…
8 Dhjetor 2018 / 11:35 Alsat mëson se propozim-ligji për amnisti do të shqyrtohet të hënë n në mbledhjen e nëngrupit për pajtim. Në propozim është paraparë që të akuzuarit të prononcohen veçmas nëse pranojnë amnistinë ose mbi parimin e presumimit të pafajësisë duan të vazhdojnë procedurën gjyqësore. Ligji nuk do t’i përfshi personat për të cilët ka dëshmi materiale për vepër penale dhunë. Gjithashtu në ligj nuk përfshihen as organizatorët dhe veprat me të cilat ngarkohen ata si rasti i ish drejtorit të DSK, Vlladimir Atanasovski. Pas shqyrtimit të draftit nga nëngrupi për pajtim, i njëjti kalon në mbledhjen…
8 Dhjetor 2018 / 10:44 Kretari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me rastin e festës së 8 dhjetorit ditës së Shën Klimenti të Ohrit ka uruar të gjithë pjesëtarët e anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe të gjithë pjesëtarëve të religjionit ortodoks. Dituria, arsimi dhe iluminizmi i mendjes kanë qenë udhërrëfyesi për Shën Klimentin e Ohrit i cili ka punuar palodhshëm në vazhdimin e misionit të Shën Kirilit dhe Metodit, në krijimin e Shkollës Letrare të Ohrit dhe Arqipeshkvisë së Ohrit, a jo më pak e vlefshme për nderim është…
8 Dhjetor 2018 / 10:27 Sportelet e taksave të Drejtoris së të Ardhurave Publike do të jetë e hapur për qytetarët edhe sot. Rregullat e reja të DAP-it parashikojnë që të gjithë personat fizikë të cilët gjatë vitit kanë realizuar të ardhura do të duhet doemos deri në fund të këtij muaji të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP në sistemin e ri, E-tatim personal. Sportelet do të jenë të hapura prej orës 08:00 deri në ora 14:00. Alsat Loading…
8 Dhjetor 2018 / 10:16 Në rrugën rajonale Manastir-Prilep, në afërsi të vendbanimit Vasharejca dje rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilën kanë ndërruar jetë dy persona, informojnë nga SPB-Manastir. Sipas informacioneve fillestare, në aksident është përfshirë një makinë e mallrave të rënda dhe një makinë ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit XH.I(34) dhe A.I. (27). Gjatë ditës priten informacione më të hollësishme rreth aksidentit, njoftojnë nga SPB Manastir. Loading…
Thermometer on snow shows low temperatures – zero. Low temperatures in degrees Celsius and fahrenheit. Cold winter weather – zero celsius thirty two farenheit. 8 Dhjetor 2018 / 8:18 Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht vranët, parashikohen reshje shiu gjatë orëve të pasdrekes dhe në mbrëmje. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim verilindor, ndërsa temperaturat maksimale e ditës do të arrijë deri në 8 gradë celcius, ndërsa ato të mëngjesit me -2 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 4 gradë celcius. Loading…
7 Dhjetor 2018 / 23:37 Eurodeputeti, Knut Flekenshtajn postuar një fotografi me kryeministrin Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. Në mbishkrim Flekenshtajn premton mbështetje të plotë për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni. Jam në Lisbonë në Kongresin e Social Demokratëve Europian. Me ministrin slloven të kulturës Dejan Prešiček, kolegen time Tanja Fajon dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, të cilit i premtova mbështetjen tonë të plotë për reformat kushtetuese në lidhje me ndryshimin e emrit të Maqedonisë”- ka shkruar Flekenshtajn. ALSAT Loading…
7 Dhjetor 2018 / 22:43 Sonte në emisionin “360 Gradë”, gjatë debatit pas mbrojtjes së fundit të Aleksandar Vasilevski –Ninxhës, në rastin 27 Prillit dhe në pritje të ligjit të paralajmëruar për amnisti ku mundë të përfshihen një pjese e të akuzuarve në këtë rast. Ruzhica Nikollovska, avokate e njërit nga të akuzuarit deklaroi se është e mundur që për arsye politike një pjesë e të akuzuarve të falen nëpër mjet ligjit të paralajmëruar për amnisti. Amnistia ose falja, para së gjithash amnistia ndodhë dhe mund të ndodhë për arsye të ndryshme. Arsye juridike, humaniste, ose thjeshtë keni falje edhe…

