7 Dhjetor 2018 / 15:11 Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO i garanton vendit sigurinë nga kërcënimet eventuale nga Rusia, qasjen në informata, sigurinë e hapësirës ajrore si dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe kufijve. Kështu tregojnë të dhënat nga dy hulumtimet e realizuara nga Instituti për politikë Evropiane, për rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Aleancë. Hulumtuesi, Timurlenk Çekoviq tha se vendi nuk është imun ndaj rreziqeve globale. Kemi dy rreziqe që i definuam në mënyrë eksplicite. Njëra është çështja kosovare e sigurisë, e cila nëse në këtë fazë pas-konflikti nuk zgjidhet mund të shkaktojë jostabilitet dhe derdhjen e asaj…
Author: almakos
7 Dhjetor 2018 / 14:56 50 mijë maska duhet t’i marrin qytetarët që kanë probleme me organet e frymëmarrjes. Nga dikasteri i shëndetësisë tani për tani po shqyrtojnë mënyrën se si të bëhet shpërndarja e maskave. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se atë që mund të bëj si ministër është që ti propozoj masat: Gjatë ditëve me ndotje të lartë të lirohen nga puna gratë shtatzëna, ata të cilët punojnë në ambiente të hapur dhe fëmijët të mos ekspozohen në mënyrë direke kur ndotja është alarmante.Nga Instituti për Shëndet Publik me apel që secili të kontribuoj në uljen e…
7 Dhjetor 2018 / 14:47 Sopotasit kanë paditur shtetin. Institucioni Avokati i shtetit ka nisur procedurën. Alsat mëson se seanca e parë është caktuar më 24 dhjetor. Njoftimi i Avokatit të shtetit në këtë dikaster është dërguar më 28 nëntor. Megjithatë Ministria e Drejtësisë akoma nuk ka dhënë mendimin institucional lidhur me padinë edhe pse seanca është caktuar. Dikasteri i Renata Deskoskas njofton se në kabinetin e ministres nuk ka arritur asnjë shkresë dhe në momentin që do të kenë, do të njoftojnë opinionin. Drejtësia shkel afatet ligjore pasi që mendimi i kërkuar nga institucioni Avokati i shtetit obligon institucionet…
7 Dhjetor 2018 / 13:43 Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka hedhur poshtë pohimet se natën e 27 prillit ka përgatitur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Bashkëpunëtorët e tij të afërt Sinisha Aleksovski dhe Boris Josifovski, kanë dhënë deklaratë në Prokurori, ndërsa Ivanov pret që të zbardhet se kush e ka përgatitur skenarin, kush e ka organizuar dhe për çfarë qëllimi. Sipas tij ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ka pasur kohë të mjaftueshme prej 1 vit e gjysmë që të hetoj se vallë përfaqësues të Armatës kanë qenë pjesëmarrës, apo pjesë e atyre që thonë se është përgatitur shpallja e…
7 Dhjetor 2018 / 13:28 Nga porositë që sot janë publikuar në Gjykatën Penale të Shkupit në seancën gjyqësore të lëndës “Titanik”, që kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhore mund të shihet se si funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së i vendosin në shërbim të partisë kishat e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) nga diaspora dhe ambasadat për zgjedhjet në vitin 2011. “Këtë po e çojmë përpara. Numri i të paraqiturve për votim në diasporë është katastrofë. Koha është e shkurtër, gjithçka që duhet të bëjmë është që t’i marrim adresat e mërgimtarëve nga ambasadat ose KISHA”, thuhet në SMS porosinë e…
7 Dhjetor 2018 / 11:05 Koordinatori kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski gjatë vizitës në selinë e NATO-s, është takuar me përfaqësuesit e vendeve anëtare të cilëve iu ka prezantuar programin për vazhdimin e reformave. Pendarovski ka thënë se “pas përfundimit të suksesshëm” të negociatave qases për në NATO në muajin tetor, Maqedonia duhet të vazhdojë me reforma në mënyrë që të bëhet anëtare e plotë e Aleancës. “Kemi qenë të detyruar që ta bëjmë një ‘mini MAP’. Ka dy procese: njëri është bisedimet aderuese që përfunduan në tetor dhe tani programi i vazhdimit të reformave. Kemi thënë çfarë do të…
7 Dhjetor 2018 / 10:22 Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar sqarim tek të gjitha vendet që kanë ndihmuar ish-paraardhësin e tij Nikolla Gruevski për t’u arratisur. Në një intervistë për DW, Zaev nuk nguroi të shprehte nota proteste ndaj Serbisë për mënyrën sesi Gruevski kaloi kufirin drejt Hungarisë pa pasaportë. “Unë kërkova sqarim. E di se përgjegjësia para së gjithash është e jona. Unë nuk flas për kufijtë, që ka mundur që t’i kalojë me letërnjoftim, unë nuk flas se si ka hyrë nga Shqipëria në Mal të Zi dhe Serbi. Unë pyes se si ka dalë nga Serbia. Unë…
7 Dhjetor 2018 / 10:17 Nëse vërtetohet se Gjorge Ivanov është i përzier në skenarin për shpallje të gjendjes së luftës më 27 prill, atëherë duhet impiçment të shpejt dhe gjykim të Presidentit Ivanov, vlerëson profesori universitar Lubomir Fërçkovski. Fërçkoski tha se nëse shqiptarët, që supozohej se kanë qenë të armatosur dhe kishin kaluar urën, atëherë çështja do të shkonte më lartë, por amerikanët kanë intervenuar në moment të fundit. Fërçkoski thotë se ka pasur njerëz të paguar nga strofulla kriminale që kanë përgatitur një skenarë monstruoz për grusht-shtet, dhe këto persona patjetër duhet të dalin para drejtësisë. Loading…
7 Dhjetor 2018 / 9:59 Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, saktësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë sot dhe nesër do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve në autostradë “Arben Xhaferi” që lidh Prishtinën dhe Shkupin. Prandaj sot dhe nesër (7 -8 dhjetor) qarkullimi rrugor do të ndërpritet në të dyja drejtimet, Kosovë-Maqedoni dhe anasjelltas. Regjimi i ndërprerjes do të jetë: sot (7 dhjetor) prej orës 9-12 dhe prej orës 14-17, dhe nesër (8 dhjetor) prej orës 7-17. Loading…
7 Dhjetor 2018 / 9:00 Diskutimi i tretë publik për draft amendamentet për ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë do të mbahet sot në amfiteatrin e ASHAM-it. Ditë më parë, Kuvendi miratoi tekstet e draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Pas debatit, vijon faza e mendimit ndaj propozim-amendamenteve. Për tekstin e amendamenteve, deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja votuan të përmbajtur. Kjo për arsye se presin që pas debatit publik të forcojnë argumentet dhe qëndrimet e tyre ndaj ndryshimeve kushtetuese. Argumentet pret t’i forcojë edhe opozita shqiptare e cila tashmë disa herë ka paralajmëruar se në fazën e fundit do të ndërhyjë…
7 Dhjetor 2018 / 8:26 Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon sot gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” i Prokurorisë Speciale Publike. Ndërsa gjykata në seancën e fundit vendosi paraburgim 30 ditorë për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, në arrati. Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mille Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.…
7 Dhjetor 2018 / 8:09 Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i kthjellët dhe do të ketë një rritje minimale të temperaturave gjatë orëve të drekës. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim të juglindjes, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë celcius, ndërsa ato të mëngjesit me -2 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 6 gradë celcius. Në ditët në vazhdim do të vazhdojë mot i ftohtë me mjegulla lokale. Loading…

