7 Dhjetor 2018 / 11:05
Koordinatori kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski gjatë vizitës në selinë e NATO-s, është takuar me përfaqësuesit e vendeve anëtare të cilëve iu ka prezantuar programin për vazhdimin e reformave.
Pendarovski ka thënë se “pas përfundimit të suksesshëm” të negociatave qases për në NATO në muajin tetor, Maqedonia duhet të vazhdojë me reforma në mënyrë që të bëhet anëtare e plotë e Aleancës.
“Kemi qenë të detyruar që ta bëjmë një ‘mini MAP’. Ka dy procese: njëri është bisedimet aderuese që përfunduan në tetor dhe tani programi i vazhdimit të reformave. Kemi thënë çfarë do të bëjmë në çdo fushë, në fushën e ushtrisë, administratës, sigurisë dhe shërbimeve të zbulimit, sundimit të së drejtës, reforma gjyqësore dhe të tjera”, tha Pendarovski.
Loading…


