8 Dhjetor 2018 / 10:16 Në rrugën rajonale Manastir-Prilep, në afërsi të vendbanimit Vasharejca dje rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilën kanë ndërruar jetë dy persona, informojnë nga SPB-Manastir. Sipas informacioneve fillestare, në aksident është përfshirë një makinë e mallrave të rënda dhe një makinë ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit XH.I(34) dhe A.I. (27). Gjatë ditës priten informacione më të hollësishme rreth aksidentit, njoftojnë nga SPB Manastir. Loading…
Author: almakos
Thermometer on snow shows low temperatures – zero. Low temperatures in degrees Celsius and fahrenheit. Cold winter weather – zero celsius thirty two farenheit. 8 Dhjetor 2018 / 8:18 Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht vranët, parashikohen reshje shiu gjatë orëve të pasdrekes dhe në mbrëmje. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim verilindor, ndërsa temperaturat maksimale e ditës do të arrijë deri në 8 gradë celcius, ndërsa ato të mëngjesit me -2 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 4 gradë celcius. Loading…
7 Dhjetor 2018 / 23:37 Eurodeputeti, Knut Flekenshtajn postuar një fotografi me kryeministrin Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. Në mbishkrim Flekenshtajn premton mbështetje të plotë për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni. Jam në Lisbonë në Kongresin e Social Demokratëve Europian. Me ministrin slloven të kulturës Dejan Prešiček, kolegen time Tanja Fajon dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, të cilit i premtova mbështetjen tonë të plotë për reformat kushtetuese në lidhje me ndryshimin e emrit të Maqedonisë”- ka shkruar Flekenshtajn. ALSAT Loading…
7 Dhjetor 2018 / 22:43 Sonte në emisionin “360 Gradë”, gjatë debatit pas mbrojtjes së fundit të Aleksandar Vasilevski –Ninxhës, në rastin 27 Prillit dhe në pritje të ligjit të paralajmëruar për amnisti ku mundë të përfshihen një pjese e të akuzuarve në këtë rast. Ruzhica Nikollovska, avokate e njërit nga të akuzuarit deklaroi se është e mundur që për arsye politike një pjesë e të akuzuarve të falen nëpër mjet ligjit të paralajmëruar për amnisti. Amnistia ose falja, para së gjithash amnistia ndodhë dhe mund të ndodhë për arsye të ndryshme. Arsye juridike, humaniste, ose thjeshtë keni falje edhe…
7 Dhjetor 2018 / 22:30 Në emisionin “360 gradë” avokatja e mbrojtjes në rastin e 27 prillit Ruzhica Nikollovska theksoi se javën që vjen prosesi gjyqsor pritet të vazhdoj me paraqitjen e dëshmive të mbrojtjes, të disave nga të akuzuarve. Nikollovska e pyetur për mundësinë e rikualifikimin e rastit për një pjesë të të akuzuarve tha se një gjë e tillë është e mundur por që prapë Prokuroria do të marrë vendimin përfundimtarë. Po, e tregova qëndrimin dhe do ta përsëris, personalisht si mbrojtje, avokat vlerësoj se nuk do të mundet të mbetet ashtu siç është ky kualifikim, së paku…
7 Dhjetor 2018 / 22:15 Në edicionin e sotëm të emisionin “360 gradë”, profesoresha Besa Arifi komentoi dëshmitë e mbrojtjes së të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit Aleksandar Vasilevski- Ninxha i cili dje në seancë tha se zv.ministrja Biljana Brishkovska ka urdhëruar Trajko Veljanovskin që ti hap dyert e Kuvendit. Sipas Arifit deklarata e të pandehurit duhet të merret me rrezervë, mirëpo nuk duhet të hedhet poshtë si e pa vërtetë. [embedded content] “Tashmë nuk e dimë. Këto procese janë të komplikuara dhe në shumë aspekte kombinohen se çfarë do të thonë këto procese politikisht dhe juridikisht. Nga aspekti…
7 Dhjetor 2018 / 19:35 Në përpjekje për ta mohuar dëshminë e të pandehurit Aleksandar Vasilevski-Ninxha, i cili pdje për ngjarjet e 27 prill në gjykatë tha se në mesin e të tjerëve në selinë e partisë VMRO DPMNE ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Boris Josifovski, Presidenti i Shtetit Gjorge Ivanov e konfirmoi deklaratën e Ninxhas. Josifovski e kam thirrur që të vijë për ta thirrur kabinetin kur i pamë ngjarjet në televizion. (Në ndërkohë ku ka qenë?) Tani e pashë se ka qenë në parti “- deklaroi Gjorge Ivanov – president i Republikës së Maqedonisë.…
7 Dhjetor 2018 / 18:11 Në përpjekje për të hedhur poshtë dëshminë e të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit Aleksandër Vasilevski – Ninxha, presidenti Gjorge Ivanov e konfirmoi pjesërisht atë. Ai pranoi se shefi i kabinetit të tij Boris Josifoski, përpara se të thirret nga Ivanovi për të konstituuar urgjentisht kabinetin me 27 prill, ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së. Ivanov megjithatë hodhi poshtë të gjitha akuzat se ai dhe kabineti i tij kanë planifikuar të shpallin gjendje lufte duke thënë se nuk ka asnjë dëshmi për këtë. Këto akuza ai i cilësoi si presione ndaj tij për të…
7 Dhjetor 2018 / 17:50 Familja Llazov nga lagja e Butelit në Shkup apelon për ndihmë deri tek të gjithë qytetarët të cilët janë në gjendje të ndihmojnë financiarisht dhe materialisht. Shtëpia e tyre është djegur sot në mëngjes. Flaka shkatërroi tërë shtëpinë dhe brendësinë e shtëpisë. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar në zjarr. Sipas policisë, zjarri ka filluar në shtëpinë e K.LL(30) në ora 8.10, kurse në orën 9.30 zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Familja Llazov apelon deri tek të gjithë njerëzit e mirë për t’i ndihmuar ata, dhe kushdo që ka mundësi donacionin mund…
7 Dhjetor 2018 / 16:03 Rusia vazhdon ta kundërshtojë hapur Marrëveshjen e Prespës. Në vigjilje të vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Moskë, krye-diplomati rus, Sergei Llavrov thotë se SHBA- po nxit finalizimin e procesit të Marrëveshjes në fjalë, në mënyrë Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s. Siç dihet, referendumi dështoi. Në këtë situatë, ndryshimet kushtetuese u vendosën në Parlament, më 19 tetor, kur anëtarët e Parlamentit u shantazhuan dhe u korruptuan, përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta nga diplomatët e huaj, duke përfshirë Ambasadorin e SHBA-ve. Tani po bëhen përpjekje intensive për ta finalizuar procesin deri në…
7 Dhjetor 2018 / 15:59 Përfshirja e përkatësisë etnike në dokumentet personale nuk përbën problem politik në Maqedoni. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani thekson se një gjë e tillë është e pranueshme por fillimisht duhet shqyrtuar nëse një gjë e tillë bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe ato Evropiane. Ndryshimet kushtetuese në procedurë e sipër nuk përfshinë çështjet etnike. Megjithatë, Osmani nuk përjashton mundësinë që përcaktimi etnik në dokumente të rregullohet me ndryshime ligjore. Nëse standardet ndërkombëtare dhe Evropiane për dokumentet e udhëtimit nuk e pengojnë një gjë të tillë, mendojmë se është zgjidhje e mirë që në dokumentet e udhëtimit…
7 Dhjetor 2018 / 15:45 Presidenti Gjorge Ivanov është i sigurt se dëshmitë e të akuzuarve për 27 prillin janë tentim për shpërqendrim të opinionit nga organizatorët e vërtetë të skenarit të dhunshëm vitin e kaluar. Një ditë pas dëshmisë të të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha se hyrja e përgjakshme është organizuar nga DSK dhe se gjoja janë përfshirë edhe persona nga kabineti i Ivanovit, presidenti tha se opinioni tashmë i beson një të akuzuari që dëshiron t’i shpëtojë burgut sesa Institucioneve. Është përpjekje dëshpëruese që të shpërqendrohet opinioni nga organizatorët kryesorë nga ngjarjet e 27 prillit dhe të drejtohet drejt…

