7 Dhjetor 2018 / 22:15
Në edicionin e sotëm të emisionin “360 gradë”, profesoresha Besa Arifi komentoi dëshmitë e mbrojtjes së të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit Aleksandar Vasilevski- Ninxha i cili dje në seancë tha se zv.ministrja Biljana Brishkovska ka urdhëruar Trajko Veljanovskin që ti hap dyert e Kuvendit. Sipas Arifit deklarata e të pandehurit duhet të merret me rrezervë, mirëpo nuk duhet të hedhet poshtë si e pa vërtetë.
“Tashmë nuk e dimë. Këto procese janë të komplikuara dhe në shumë aspekte kombinohen se çfarë do të thonë këto procese politikisht dhe juridikisht. Nga aspekti juridik mund të debatohet për momentin se kur është dhënë deklarata, por kjo nuk do të ndikonte shumë lidhur me dëshmitë. Nëse ka pasur dëshmi, duhet të flitet më herët dhe që tani, në këtë periudhë kohore mund të dëshmohet nëse është ashtu. Për mua është më problematike fakti që ai në deklaratë…
Deklaratën e njëjtë e ka dhënë në fazë hetimore para Prokurorisë nëse nuk gaboj në qershor.
Po dhe kjo është problematike. Nëse është kjo ashtu, Prokuroria është dashur të ndërmarrë veprime procesi në momentin kur është dhënë deklarata në atë fazë hetimore dhe në këtë drejtim të marrë deklarata edhe nga personat që janë përmendur në këtë deklaratë.Ne nuk e dimë se çfarë ka bërë prokurori. A është ftuar dikush apo jo. Nga ajo që tani po aktualizohet, mund vetëm të krijojmë përshtypje që më herët nuk është bërë apo nuk e dimë nëse është bërë, por thashë që duhet që mos të politizohet kjo çështje, që është e qartë se po politizohet dhe ndërlidhen me procese tjera që janë të rëndësishme, si për shembull në Kuvend e kështu me radhë. Thashë dhe do të përsëris, në procedurë dëshmuese është e rëndësishme çfarë mund të dëshmohet e jo ajo që deklarohet.
Alsat
Loading…


