Thermometer on snow shows low temperatures – zero. Low temperatures in degrees Celsius and fahrenheit. Cold winter weather – zero celsius thirty two farenheit. 10 Dhjetor 2018 / 7:29 Mot i ftohte dhe me shi, temperaturat e mëngjesit do të sillen nga -2 deri në në 1 gradë celsius. Ditëve në vijim rekomandohet kujdes i shtuar për shkak të përkeqësimit të mundshëm. Nga LAMM porosisin për kujdes të shtuar nëpër rrugët malore. Loading…
Author: almakos
9 Dhjetor 2018 / 21:51 Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuqiç tha se ai nuk do të plotësojë asnjë kërkesë të opozitës, sado që ata të dalin në rrugë dhe sado që të zgjasin protestat. “Ecni sa të doni, unë kurrë nuk do të plotësoj asnjë kërkesë tuajën. Mundet edhe pesë milionë të mblidheni … Unë nuk do të punojë nën presion për këtë edhe dallohem nga gjithë të tjerët”- ka thënë Vuqiq gjatë një tubimi të forumit të gruas në partinë SNS në Beograd, ku ishte prezent edhe kryeministrja Ana Brnabiq. Ai, për opozitën,…
9 Dhjetor 2018 / 19:09 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në protestën e sotme në Koçan ka adresuar gjashtë kërkesa deri te pushteti. Në mesin e tyre Mickoski kërkoi dorëheqje të ministrave Dimitrov dhe Spasovski dhe respektim të vullnetit të qytetarëve të shprehur në referendum. E para, dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme nga ministri i cili kombin e tij e quajti komb të kompleksuar. Dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme të ministrit për terror dhe përndjekje, Oliver Spasovskit. E treta, të ndalojë iniciativa e Qeverisë për rritjen e tatimeve në Republikën e Maqedonisë dhe të përfundojë varfërimi i biznesit dhe i…
9 Dhjetor 2018 / 19:02 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se partia e tij do të vazhdojë betejën në Kuvend për të kërkuar avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në kushtetutë. Sela, në Asamblenë e femrës së ASH-së ka thënë se qëllimi i vetëm i partisë së tij është forcimi i kapaciteteve politike të shqiptarëve. Ne nuk pranojmë definicione në kushtetutë siç janë bërë dikur që na titullojnë vetëm si pjesë populli që jetojmë këtu në Maqedoni. Sepse ne edhe kemi jetuar, edhe do të vazhdojmë të jetojmë këtu. Qëllimi i këtyre definicioneve dhe atij…
9 Dhjetor 2018 / 18:07 Shkupi duhet të ndalon falsifikimin e historisë, Maqedonia nuk duhet t’i bashkohet NATO-s me këtë mentalitet, këto janë deklaratat e reja të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov i cili dje në profilin e tij në Facebook kishte shkruar se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë që të dikush fshehtas të aplikojë një gjuhë të tillë si gjuhë zyrtar në BE dhe NATO. Pala bullgare është e gatshme për të bërë kompromise, kjo për mua është e papranueshme, ndërsa nga pala maqedonase dëshirojnë të kundërshtojnë, të shtrembërojnë, të…
9 Dhjetor 2018 / 16:59 Nga viti i ardhshëm, qytetarët do të marrin vlerësim personal për kredi. Ai do t’iu ndihmojë më lehtë të marrin kredi, nëse kërkojnë, ndërsa bankave që tua miratojnë. Do ta kenë më lehtë në dispozicion edhe informacionin rreth asaj se kush dhe për çfarë arsye ua ka bllokuar llogarinë. Këto janë dy risitë e njoftuara nga Byroja e Kredive të Maqedonisë për vitin e ardhshëm. Byroja thotë se kjo reformë do të zbatohet me institucionet financiare ndërkombëtare. [embedded content] Është e rëndësishme për çdo qytetar që të dijë në këtë kohë dinamike se ku ka…
9 Dhjetor 2018 / 16:37 Intensifikohen përgatitjet e draft versionit të ligjeve dhe ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me reformat, me qëllim që ata të dorëzohen në Kuvend gjatë javës që vjen dhe të miratohen deri në fund të muajit. Këtë në një intervistë për Alsat e deklaroi përfaqësuesi i Qeverisë në grupin për reforma të Trupit për pajtim, Bojan Mariçiq. Ai tha se ligjet që kanë qenë rekomandim i Pribesë, kanë mbështetjen e 80 deputetëve dhe shtoi se mbeten të hapur edhe për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në. [embedded content] Z. Mariçiq, ju jeni përfaqësues i Qeverisë në grupin e…
9 Dhjetor 2018 / 16:26 Kanceri i gjirit më i përhapur është te gjinia femërore por, me këtë sëmundje mund të preken gjithashtu edhe meshkujt. Për shumë njerëz kjo mund të duket e çuditshme prandaj mjekët onkolog rekomandojnë që edhe meshkujt të kryejnë kontrolle të rregullta të indit të gjirit. Sipas onkologes Vjollca Skënderi, shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit te meshkujt mund të përfshijnë një gungë pa dhimbje ose trashje të indit të gjirit. Siç shprehet ajo, në përgjithësi meshkujt me kancer gjiri paraqiten te mjeku në stade më të avancuara se gratë. [embedded content] Do të thotë…
9 Dhjetor 2018 / 16:07 Për cilën kategori të pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend do të vlejë Ligjit për amnisti, i përpiluar nga nëngrupi për pajtim? Sipas paralajmërimeve, propozim-teksti parasheh që dhunuesit, porositësit dhe organizatorët e dhunës, nuk do të përfshihen me amnistinë. A po përgatitet ligji që të amnistohen vetëm deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese? Nga LSDM-ja e mohojnë këtë. [embedded content] Absolutisht nuk e ngushtojmë rrethin. Qëndrimi jonë si LSDM është se duhet të bëhet dallim i qartë mes porositësve, organizatorëve dhe realizuesve”-tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së. Por, Kostadinov nuk tregoi…
9 Dhjetor 2018 / 15:44 Me afrimin e festave të fund-vitit Komunat kanë filluar përgatitjet për dekorimin dhe organizmin e mbrëmjeve ose koncerteve për të kremtuar ndërrimin e mot-moteve. Qyteti i Shkupit nga buxheti i komunës ka ndarë 13 milion denarë për dekorimin e qytetit dhe krijimin e një fshati si Winterland, që do të jetë i përbërë nga shtëpi të vogla druri, borë artificiale dhe lojëra të ndryshme për fëmijë. Edhe komunat shqiptare pritet së shpejti të fillojnë me dekorimin dhe zbukurimin e territorit të tyre. Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit komunat kanë paraparë thuajse shumën e…
9 Dhjetor 2018 / 15:22 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është i shqetësuar për procesin e ndryshimeve kushtetuese. Në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, Ahmeti ka deklaruar se zhvillimet e fundit e vënë në rrezik procesin i cili sipas tij mund të dëmtohet lehtë. Mes rreshtave, Ahmeti pretendon se arrestimet e fundit, përfshi edhe atë të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, cenojnë shumicën prej 2/3. [embedded content] Sikur kam një shqetësim. Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Frikësohem të mos lëndohet nga pakujdesitë e institucioneve. Të mos krijohet përshtypja se procesi është mbyllur dhe ka përfunduar.…
9 Dhjetor 2018 / 12:55 Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski sot gjatë konferencës për shtyp gjatë si cilës adresoi një sër kritikash drejt pushtetit gjithashtu bëri thirrje deri tek të gjithë qytetarët që ti bashkëngjiten protestës së organizuar në Koçani nga VMRO-ja. Populli maqedonas ditë e më shumë është edhe më i zëshëm kundër politikave të pushtetit indigjen dhe kriminel. Për këtë arsye ne i nxisim të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën tonë sot në Koçani në orën 15:00, së bashku të tregojmë revoltën tonë dhe ta largojmë zymtësinë e krijuar nga LSDM-ja dhe Zoran Zaev”- tha zëdhënësi i…

