10 Dhjetor 2018 / 14:15 Ka filluar shqyrtimi publik i propozim-ligjeve që kanë të bëjnë me reformat në sistemin e sigurisë dhe zbulimit. Propozim-ligjet janë publikuar në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, i cili ka paralajmëruar për procedurën e fillimit të debatit publik, për propozim-ligjet e iniciuara nga Ministria e Punëve të Brendshme. Me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për të huaj, Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Ligjit për punë të brendshme, Qeveria synon që të vendos një model për reformat në sistemin e inteligjencës. Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim do të mbajë emrin “Agjencia e Zbulimit të Brendshëm”,…
Author: almakos
10 Dhjetor 2018 / 14:02 Në seancën e sotme për rastin “Monstra” dhanë deklaratë ekspertët e balistikës dhe mjekët e Mjekësisë ligjore. Profesori i Institutit të Mjekësi Ligjore, Zllatko Jaqoski para gjykatës tha se ai dhe profesoresha Biljana Janevska atë natë kanë qenë për ekspertizë në vendin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. “Pesë viktimat janë vrarë ku janë gjetur dhe në periudhë të shpejtë kohore”, tha Jaqoski, duke shtuar se viktimat kanë vdekur nga më shumë plagë të shkaktuara nga armë zjarri, gjë që tregon se vendi i ngjarjes ka qenë pikërisht aty. Jaqoski tha se trupi…
10 Dhjetor 2018 / 13:04 “Është e padiskutueshëm se të gjithë ne që jemi përfshirë në punën e kësaj shumice dhe në Institucionet që janë bartëse të përmbushjes së obligimeve që burojnë nga marrëveshja, dhe nga bisedimet që kemi bë, sigurisht që jemi të kujdesshëm dhe bëjmë thirrje për kujdes gjatë hapave të mëtejme, posaçërisht në këtë fazë të rrumbullakimit të Marrëveshjes së Prespës. Ai shqetësim nuk ka të bëj me atë se dikush nuk i beson dikujt, por ka të bëj me procedurat dhe zhvillimet që ndodhin në drejtim të funksionimit të institucioneve”, deklaroi Xhaferi. Loading…
[embedded content] 10 Dhjetor 2018 / 12:49 Gjatë takimit që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi do të realizoj me presidentin Gjorge Ivanov, do të diskutohet edhe për (mos)dekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, këtë e konfirmoi në konferencën për mediat, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. “Unë jam i nderuar që Presidenti i RM-së ka gjetur kohën që të më pres, sigurisht që e vlerësoj këtë. Do të diskutoj gjithçka me të, si për stabilitetin, reformat, për arritjen e Maqedonisë. Për rolin që Maqedonia luan për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pa diskutim ashtu sikurse do…
10 Dhjetor 2018 / 12:32 “Sa i përket implementimit të ndryshimeve kushtetuese, për tejkalim të dallimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dhe me atë të hapet rruga drejt NATO-së, mund të them se jemi në fazën përfundimtare. Sot përmbyllet debati publik për tekstin e amendamenteve. Qeveria e RM, në afat prej dy ditëve duhet të kthej raportin për shqyrtimin publik dhe me atë të filloj faza përmbyllëse, kjo nënkupton se në bazë të Rregullores, jo më herët se 9 janari të konvokohet seanca plenare ku do të shqyrtohet teksti i amendamenteve, përfundimisht dhe të miratohet teksti veç…
10 Dhjetor 2018 / 11:29 “Përshëndetëm arritjet e Marrëveshjes së Prespës dhe të gjitha përpjekjet që po bëhen në drejtim të ndërrimit të emrit që do ti hapë rrugën për anëtarësim në NATO dhe BE. I garantova kryetarit të Kuvendit mbështetjen e plotë të Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Gjithashtu të dyja palët e shprehëm gatishmërinë tonë në drejtim të bashkëpunimit në aktivitete ndër parlamentare për anëtarësim në BE. Sigurisht një vend të rëndësishëm zuri situata në Ballkanin Perëndimorë, me ç’rastë nënvizuam se rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu. Shprehën shqetësimin e përbashkët për rritjen e tensionit…
10 Dhjetor 2018 / 10:58 Alarmi në Gjykatën Penale ka anuluar seancat e sotme gjyqësore, përfshi edhe atë për zhvillimet e 27 prillit dhe rastit “Monstra”.Në pamundësi për të ndalur alarmin, është ndërpre rryma në ndërtesën e Gjykatës. Të punësuarit, të akuzuarit dhe avokatët e tyre, si dhe ekipet e gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore, gjenden para godinës së gjykatës.Tani për tani nuk ka informatë për arsyen e alarmit. Në hyrjen e Gjykatës Penale janë ngjitur njoftime se për shkaqe teknike, të gjitha proceset gjyqësore anulohen për pas orës 11:00. Loading…
Nëngrupi për pajtim i përgjysmuar, kushtet atmosferike pengojnë deputetët të arrin në kohë
10 Dhjetor 2018 / 9:57 Gjykimi për rastin e 27-prillit vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Mbrojtja e të akuzuarit Mitko Çavkov ka propozuar dy dëshmitarë, e Dushko Lazarovit tre dëshmitarë, e Goran Gjoshevskit dy dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski. Dëshmitarë shtesë ka propozuar edhe mbrojtja e të akuzuarve Bogdan Ilievski – pesë dëshmitarë, Boris Damovski dhe Jane Çento nga një dhe Abdulfeta Alimi, e ka propozuar Ziadin Selën. Në seancën e kaluar u mbrojt i akuzuari Aleksandar Vasilevski “Ninxha”, ndërsa me propozimin e tij janë dëgjuar dëshmitarët Dejan Dimovski ‘Bokser”,…
10 Dhjetor 2018 / 9:47 Sot në ora 10:00 në amfiteatrin “Arbën Xhaferi” në Universitetin e Evropës Jug-lindore në Tetovë, zëvendës-kryeministrja e Qeverisë, Radmilla Sheqerinska dhe zëvendës-kryeministri Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani do të marrin pjesë në diskutimin e pestë të draft-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Krahas Sheqerinksës dhe Osmanit, folës do të jenë edhe profesorët universitar, Besa Arifi dhe profesori Blerime Reka, ndërsa diskutimin do të udhëheq rektori i UEJL-it, Abdulmenaf Bexheti. Ndërkaq sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të diskutojë në qytetin e Shtipit ku do të diskutojë rreth draft-amendamenteve. Krahas kryeministrit, folës do…
10 Dhjetor 2018 / 9:27 Aksident trafiku në rrugën Tetovë – Shkup, më saktësisht afër fshatit Grupçin. Nuk ka persona të lënduar, veçse dëme materiale të konsiderueshme. Po ashtu njësiti i Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marr me rastin. Më poshtë shikoni foton: Loading…
10 Dhjetor 2018 / 8:14 Reshjet që kanë rënë mbrëmë në Maqedoni dhe rajin kanë bërë që disa rrugë të bllokohen. Mëngjesin e sotëm qytetarët që kalojnë në magjistralen Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas do të duhet të jenë më shumë të kujdesshëm për shkak të rrugëve të bllokuara. Loading…

