Author: almakos

11 Dhjetor 2018 / 14:14 Organizatat qytetare nga Struga, nga institucionet qendrore dhe lokale, urgjentisht kërkojnë një stacion matës, për të matur cilësinë e ajrit në qytet dhe rrethinën e tij. Ata dyshojnë në cilësinë e tij nëse merret parasysh fakti që në deponinë ekzistuese të qytetit, që ndodhet vetëm 500 metra nga shtëpitë e para, çdo ditë hidhen nga disa ton mbeturina. Nga Ministria e Mjedisit kohë më parë njoftuan se një stacion i tillë mobil do të instalohet në vitin 2021. Këto stacione matëse besoj se nuk janë një problem i madh financiar për qeverinë ose për komunën.…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 13:11 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që Hungaria si vend anëtare e Bashkimit Evropian gjatë sjelljes së vendimit për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski të udhëhiqet sipas standardeve dhe konventave evropiane. “E drejta jonë është të kërkojmë ekstradimin dhe sipas dokumenteve ndërkombëtare të vlefshme kemi të drejtë edhe të marrim ekstradimin. E drejta e autoriteteve hungareze është që të vendosin se në cilën mënyrë duhet të vendoset”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë. Deskoska pret nga Qeveria e Hungarisë gjatë sjelljes së vendimit të udhëhiqet sipas standardeve dhe konventave evropiane, posaçërisht sipas Konventës evropiane për…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 12:53 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që Hungaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian  të merr vendim për ekstradimin e Gruevskit në bazë të standardeve dhe konventave evropiane. Është e drejta jonë që të kërkojmë ekstradim dhe sipas dokumenteve të vlefshme ndërkombëtare kemi të drejtë të fitojmë ekstradim. Autoritetet hungareze kanë të drejtë të marrin vendimin që ata e konsiderojnë më të drejtë, por unë pres që Qeveria vendi i së cilës është anëtar i Bashkimit Evropian, gjatë sjelljes së vendimit vendos në bazë të standardeve dhe konventave evropiane, veçanërisht sipas Konventës evropiane për ekstradim…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 12:17 Si duhet të edukohen fëmijët? Pas kësaj përgjigje vrapojnë shumë prindër. A duhet të rrihen, të dënohen, sa dashuri dhe kujdes është e nevojshme që të mos lazdrohen. Nga UNICEF-i thonë se edhe prindërimi mësohet. Për më tepër flet kronika e përgatitur nga “360 gradë”. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 11:45 Nuk ka të lënduar në zjarrin që mbrëmë rreth mesnatës shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar. Në zjarrin janë djegur çatitë e dy shtëpive dhe brendia e katit të epërm të njërës prej tyre. Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve ka penguar tragjedinë dhe pasoja më të rënda, me faktin se në njërën nga shtëpitë kanë fjetur familjarët, ndërsa objektet e djegura gjenden në një lagje të ngushtë. Zjarri me siguri është paraqitur në çatinë e shtëpisë, pronë e A.D (68) dhe shpejt rreth mesnatës është përhapur në objektet përreth. Akoma nuk…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 11:29 Nëngrupi për pajtim në Kuvend do të mblidhet nesër për të shqyrtuar versionin përfundimtar të draft-ligjit për amnistinë e 27 prillit. Alsat mëson nga burime brenda Trupit për pajtim se dallimet janë tejkaluar dhe se pengesat juridike në të cilat ka hasur nëngrupi janë dakordësuar mes palëve. Duke mos dhënë detaje se si do të amnistohen çështjet delikate si veprat e deputetëve që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill 2017, burimet vlerësojnë se çështja është zgjidhur duke u thirrur në vullnetin politik për amnisti dhe mundësitë juridike, por duke mos rrezikuar procesin gjyqësor. Detajet…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 10:24 Procesi i ndryshimeve kushtetuese në pajtim me Marrëveshjen e Prespës pas pesë debateve të mbajtura publike që i organizoi Qeveria për katër projekt-amendamentet hyjnë në fazën finale. Qeveria ka obligim të parashtrojë Raport në Kuvend për debatet publike dhe propozim-amendamentet, pas çka në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, kryetari i Kuvendit duhet ta caktojë mbledhjen plenare jo më herët se tridhjetë ditë. Në këtë fazë të ndryshimeve kushtetuese amendamente të projekt-amendamenteve mund të parashtrojnë edhe deputetët. Amendamentet kushtetuese do të konsiderohen të miratuara nëse për to votojnë 80 deputetë. Loading…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 9:49 Me dëshimin e katër dëshmitarëve, n; mesin e tyre edhe ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, sot në Gjykatën Penale të Shkupit do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Gjyqtarja Dobrilla Kacarska njoftoi se në seancën e caktuar për enjten do të dëgjohen dëshmitarë ndërsa të premten prokuroria duhet të dorëzoj dëshmi shtesë. Kacarska theksoi se që nga java e ardhshme është planifikuar që të pandehurit dhe mbrojtja e tyre fillojnë dhënien e fjalëve përmbyllëse. Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 8:23 Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Tenderët”, “Tortura”, “TNT”, “Tarifa” dhe “Trajektorja”. Rasti “Tenderët” ku i akuzuar i parë është ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska për tenderin e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi të projektit “Shkupi 2014” gjendet në procedurë të provave. Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muzeun janë kryer në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para së të publikohet konkurs për ndarjen e procedurës për furnizim publik dhe para se të…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor 2018 / 8:16 Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur padi penale deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër ish-ministrave të Arsimit, Nikolla Todorov dhe Pançe Kralev dhe kundër I.E.-ish këshilltar për investime kapitale në Ministrinë e Arsimit dhe N.H. – udhëheqës i autorizuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të dyshuarit akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit, me çfarë e kanë dëmtuar buxhetin me rreth 80.000 euro. Loading…

Lexo më Shumë